Opozita e Bashkuar: PS të pranojë t’i drejtohemi OSBE/ODIHR, nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita e Bashkuar është shprehur e palëkundur në ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore pavarësisht se PS ka tashmë një draft në tryezën e Këshillit Politik.

Bylykbashi u shpreh për mediat se kërkojnë zyrtarisht nga Partia Socialiste që ti drejtohen OSBE si dhe presin një përgjigje me shkrim nga Gjiknuri.

”Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t’i drejtohen OSBE. Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.

Duam zyrtarisht nga PS që t’i drejtohemi OSBE. Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri.

I dhamë kohë për të reflektuar. Çështa për koalicionet, edhe më 23 korrik, nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR.

Ne kemi bërë kërkesë zyrtare, presim përgjigje. 14 janari është themeli i funksionimit.”- tha Bylykbashi.

Ndërsa, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili u shpreh se Partia Socialiste është duke bojkotuar marrëveshjen e arritur më 14 janar dhe të 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

“Bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës së bashkuar ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan dy marrëveshjet. Presim që PS të mos bojkotojë marrëveshjet dhe të shënojë një rekord të ri pozitiv. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR. Sot ne po kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin.

Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona, koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, e cila funksionon si një e tërë dhe jo me pjesën siç iu intereson atyre. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR”, tha Vasili.

Lexo edhe :  Berisha kërkon të shkojë në Kuvend/ Përfundon seanca, vendimi jepet sot

 

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV