Galileo Galilei, shkencëtari i madh i kohës moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Galileo Galilei lindi më 15 shkurt 1564 në Pizë; vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences. Ai ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne.

Galileo njihet si “babai i fizikës moderne”. Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të Tokës, të njollave diellore, hënore, të satelitëve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga Kisha Katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.

Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga Kisha që mendonte se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se Toka sillej rreth Diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj “Megjithatë, ajo rrotullohet”. Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei, i cili vuri re se disa supozime të fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike.

Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një “këndi reference në prehje absolute” të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjendjeje “natyrore” të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm.

Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anijeje që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers aristotelian, gjylja e topit bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje.

Lexo edhe :  Si ndikon dieta me kalori të ulëta në trupin tonë?

Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies.

Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtësi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mbi një objekt ekuilibrohen, por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtësi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik.

Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqenëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero. Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje, si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë, është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja sa feta bukë është e nevojshme të konsumoni në ditë për një organizëm të shëndetshëm

Disa njerëz priren ta teprojnë me këtë konsumimin e bukës kur ulen në tryezën e ngrënies. Nëse i përkisni...

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri

"Kallëzimi që nuk qenka bërë u është shitur për djath italianëve", thotë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për vendimin e SPAK qe...

Gara për postin e zv.Presidentit të PL-së, ja kush do kandidojë përballë Xhixhos

Në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë do të mbahet edhe gara për Presidentin dhe Zv/ Presidentin...

Përfitoi nga amnistia/ Sapo doli nga burgu, i riu nga pogradeci bën vjedhjen e radhës

Një nga personat që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës, Ardian Isufi, kërkohet nga policia për vjedhje. Pogradecari ka qenë i dënuar...

Meta ‘në sulm’/ Kulluri: I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë von

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha. Kulluri shprehet...

Lajme të tjera

Web TV