Video/ Stuhia po i afrohet Shqipërisë, në Greqi 1 i vdekur dhe 3 të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë.

Stuhia sub-tropikale e quajtur “Ianos”  ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth, teksa situata vijon të mbetet ende kritike.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa janë kryer më shumë se 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.

Ndërkohë që pjesa më e madhe, janë evakuuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.

Fenomene të tilla natyrore janë shumë të rralla, që nuk ishin parë në Greqi që prej vitit 1995.

Zonat më të prekura nga ciklonit janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Harku i stuhisë, sipas një harte më të re, pak para orës 7 të mëngjesit, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.

Fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në lartësinë e vijës juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Lajme të tjera

Web TV