“Visby Medical” tani mund të bëni testimin për COVID-19 në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Silicon Valley ka marrë aprovimin të enjten nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, të vogël sa dora, që teston individin për COVID-19.

“Visby Medical”, e para në llojin e vet, ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e coronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër prej disa minutash.

“Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA) që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë.

Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam de la Zeda, themelues hde CEO i “Visby Medical”.

Gjithashtu kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

“Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati I diagnozës është pozitiv”, tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

Sipas doktorëve kryesorë të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit.

Lexo edhe :  ‘Horror’/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara, në prag të daljes së vaksinës së COVID-19 të komunikuar nga presidenti I vendit, vazhdojnë të nxisin për testime sa më praktike, e që të jenë edhe mesatarisht me kosto të ulëta për popullsinë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Lajme të tjera

Web TV