Çiklizëm, slloveni Tadej Pogaraç fiton Turin e Francës 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Slloveni fiton duelin me bashkëatdhetarin e tij, Primozh Rogliç, gara uli siparin të dielën në Paris. Slloveni Tadej Pogaraç është kurorëzuar fitues i këtij edicioni të veçantë të garës më të vjetër çiklistike në botë, Turit të Francës, që ka ulur të dielën siparin e këtij edicioni në Paris.

Supozohej të ishte dita e madhe e Primozh Rogliçit, por edhe ai vetë nuk kishte fjalë për të shpjeguar se çfarë i ndodhi të shtunën në etapën e kronometrit, teksa ai ia dorëzoi kryesimin e renditjes së përgjithshme, e bashkë me të, edhe fitoren e Turit të Francës, bashkatdhetarit të tij slloven, Tadej Pogaçarit.

30-vjeçari Rogliç ishte favoriti kryesor për trofeun e çmuar në prag të etapës së parafundit, asaj 36.2-km me kronometër, midis Lurës dhe La Planche des Belles Filles, po asgjë nuk shkoi sipas planit. Ai e nisi ditën me një epërsi prej 57-sekondash në renditjen e përgjithshme, por humbi shumë kohë kundrejt Pogaçarit dhe sidomos në ngjitjen 5.9-km me pjerrësi 8.5%. Dhe ishte bashkatdhetari i tij ai që korri një fitore historike në këtë etapë kronometrimi, duke e lënë prapa Rogliçin plot 59 sekonda, në prag të etapës së fundit, asaj që u mbajt të dielën.

Dhe që finishin e kishte në “Shomps Elize”, e cila sidoqoftë ishte një etapër simbolike dhe ku luftohet vetëm për sprintin e fundit. Humbja dramatike e Rogliçit solli në kujtesë atë të francezit Loron Finjon, i cili e humbi kurorën e Turit të Francës kundrejt amerikanit, Greg LëMond për vetëm 8 sekonda në 1989-ën, pasi e nisi etapën e kronometrit me një epërsi prej 50 sekondash.

Ndërkaq, etapa e 21-të dhe e fundit e këtij edicioni të Turit të Francës, të shtyrë për disa muaj për shkak të epidemisë së virusit korona, u fitua nga Sem Benet.
Ai mbërriti i pari në finishin e kryeqytetit francez, Paris, duke lënë prapa Mads Pedersenin, ndërsa podiumin e plotësoi sllovaku Peter Sagan.

Lexo edhe :  Mbyllet në barazim derbi i qytetit mes Real Madrid dhe Atleticos, “buzëqesh” Barcelona

Pesëshen e të parëve e plotësoi Kristofi dhe Viviani, ndërsa Kaleb Evani, u detyrua të kënaqej me vendin e 7-të, pas Vout van Aertit. Kësisoj, Pogaraç është kurorëzuar fitues i këtij edicioni të veçantë të garës më të vjetër çiklistike në botë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në...

Lajme të tjera

Web TV