I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 40-vjeçari

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar me iniciale D.K pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh pas një konflikti për motive të dobëta në Malin e Robit në Golem më 13 gusht.

Mbi 40-vjeçarin rëndojnë akuzat Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i Policisë: 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

D.K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, e martë 20 tetor 2020

Dashi Hëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e...

Punimet tek “Unaza e Re”/ Balluku: Nesër nis shembja e ndërtesave

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë shembja e ndërtesave për t'i hapur rrugë ndërtimit të...

“M-B-K çfarë shpifësire”/ Braçe sulmon opozitën: E kuptoni si është Shqipëria e këtyre?

Zv. kryeministri Erion Braçe ka sulmuar opozitën duke përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Ai ka zgjedhur që t'i identifikojë vetëm me shkronjat e para...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë djali i aktorit të njohur

James Redford, djali i aktorit të famshëm Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. James vuante nga kanceri prej dy vitesh dhe nuk...

Vendi i rrallë që nuk numëron asnjë rast me Covid-19

Nunavut, një territor verior në Amerikën e Veriut është një nga vendet e rralla në botë që nuk numëron asnjë rast me Covid-19. Marsin e...

Lajme të tjera

Web TV