Kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit, policia jep detaje për arrestimin e 31-vjeçarit

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Elton Metajt i cili gjatë natës shkoi në shtëpinë e vjehrrit të tj në Zhupan dhe kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov.

Mbi 31-vjeçarit rëndojnë akuzat Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, si dhe u ngrit grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” shtetasi E. M., i cili mbrëmjen e djeshme me një armë zjarri kërcënonte se do të vriste veten.

Shërbimet e DVP Fier, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, një shtetas po tentonte të vriste veten me armë zjarri, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrizk për jetën e tyre por edhe të autorit pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, si dhe u ngrit grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori.

Ndërkohë u morën masa sigurie për banorët për rreth duke vendosur perimetër sigurie dhe pas afro 5 orë negociatash mes RENEAS dhe 31-vjeçarit, u bë e mundur që ky shtetas të bindej për të mos kryer vetëvrasje dhe t’i dorëzohej  shërbimeve të Policisë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Lexo edhe :  Sot është dita e Lumturimit të Nënë Terezës

31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Të fundit

A është Rama diktator?

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim...

Horoskopi ditor, e martë 20 tetor 2020

Dashi Hëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e punës, shmangni polemikat e panevojshme....

Punimet tek “Unaza e Re”/ Balluku: Nesër nis shembja e ndërtesave

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë shembja e ndërtesave për t'i hapur rrugë ndërtimit të...

“M-B-K çfarë shpifësire”/ Braçe sulmon opozitën: E kuptoni si është Shqipëria e këtyre?

Zv. kryeministri Erion Braçe ka sulmuar opozitën duke përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Ai ka zgjedhur që t'i identifikojë vetëm me shkronjat e para...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë djali i aktorit të njohur

James Redford, djali i aktorit të famshëm Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. James vuante nga kanceri prej dy vitesh dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV