Rruga ime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Edison Ypi
Te Rruga ime fjala më e sikletshme është “puna”, zbavitja më e këndëshme është Fejsbuku, filmi më i bukur është telenovela, muzika më e pëlqyer është sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun, vera më dehëse është vjedhja, rakia më e mrekullueshme është hilja, pija freskuese më e mrekullueshme është vrasja. Te Rruga ime dy ndër tre banorë që presin të vriten sa më vonë prej dikujt, mezi presin të vrasin sa më parë një të tretë. Për 99 nga 100 banorë të Rrugës time Romani nuk ekziston, Novela ka ikur pa kthim, “Tregim” quhet çdo muhabet.
Te Rruga ime, ku kafenetë çahen nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se mallrave nëpër dyqane nuk u vënë çmime. Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet veprim heroik kundër qeverisë së keqe. Te Rruga ime gjallojnë mijëra nostalgjikë të dëshpëruar për jetën e sotme monotone të palezetshme, kur nuk bëhen atentate nëpër rrugica, nuk organizohen mbledhje të fshehta, nuk ka vrasje pas shpine, nuk ka arsye për të ngjitur trakte mbi mure. Populli i Rrugës time, kapitalizmin dhe pluralizmin nuk i lidh me Lirinë, begatinë, prosperitetin, por me papunësinë, emigracionin, mungesën e rendit, korrupsionin, hajdutllëkun, krimin, farmacinë, somniferët, pilulat, tabletat.
Banorët e Rrugës time nuk i hedhin asnjë qindarkë violinistit fukara që luan seriozisht Erik Satie mbi trotuar, por vetëm lypsarëve pisanjosë që s’dinë të bëjnë asgjë. Brenda dyqaneve te Rruga ime nuk ka blerësa, ka vetëm shitse kokulur mbi celular duke bërë selfie ose duke u ksehasur në Fejsbuk. Te Rruga ime ka gjithfar lloj femrash; Të kollajta, të vështira, qeflie, nazelie, interesaxhie, të squta, budallaqe, delirante, të nxehta, të ftohta, të vakta, por nuk ka asnjë femër “che non ti rompe i coglioni”. Te Rruga ime ka jo pak obezë, kardiopatë, endokrinopatë, edhe nën 30 vjeç. Qindra delirantë që bëjnë si të ditur dhe shkarrashkruesa grafomanë popullojnë Rrugën time.
Kafenetë te Rruga ime janë plot me ish-spiuna të qeshur që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve. Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj të lodhur që tymosin hashash. Rruga ime ka pa numërim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan ti mbytin kunatat në gëlqere, nuse që ëndërrojnë t’ua rrjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve. Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arësye sepse janë biondë.
Qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele. Pa numurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj. Te Rruga ime komunistat e kanë harruar luftën e klasave, merren me biznes. Qindra demokratë te Rruga ime, për ta shkatërruar Partinë Demokratike përdorin me sukses mënyrën staliniste të zbatimit të luftës së klasave mes vedi. Blerja e një gazete te Rruga ime është po aq e rrallë sa blerja më 36 gusht e një kostumi të shtrenjtë në një Butik. Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, votues, militantë politikë, evazorë fiskalë, budallenj, delirantë, me problematika sa për dhjetë milionë njerëz, ka vetëm tre mijë banorë, që presin të vdesin megjithse kurrë nuk kanë lindur./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij,...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Lajme të tjera

Web TV