Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme në Kombinat 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Janë vënë në pranga Erjon Korteshi, Armand Gashi, Ardian Kanina dhe Genci Rapo. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 5 doza heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Pak ditë më parë në pranga ka rënë edhe babai i Erjon Korteshit, Reshit Korteshi, i cili është arrestuar pasi akuzohet se shpërndate lëndë narkotike.
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi H. SH., 33-vjeç./Jo.Be/Fjala.al