Sot mbush 80 vjeç, kur DioGuardin e intervistova në Manhatten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Joseph DioGuardi është një nga personazhet më të rëndësishëm që kam intervistuar në karrierën time si gazetar. Kongresmani i parë i lobit shqiptar në Amerikë, sot mbush 80 vjeç. Një politikan amerikan që nuk vlen thjesht se ka rrënjë nga Arbëria jonë por se ka bërë atë që nuk ka bërë kush për kombin shqiptar.

Në vitin 1987 arriti të fusë një rezolutë në Kongres për Kosovën për të dënuar barbaritë serbe atje.

Pikërisht ky është moment që nis të marrë udhë zgjidhja e çështjes së Kosovës për të cilin ai u investua shumë. Një mbështetës i pavarësisë së Kosovës, i çështjeve të shqiptarëve në Malin e Zi, Maqedoni, Serbi, Çamëri dhe një mbështetës i proceseve demoratike në Shqipëri.

Ishte janar i vitit 2001 dhe teksa ndiqja një protestë të komuniteteit shqiptar në Manhatten ishte ai që kishte siguruar lejen në polici, ishte ai që organzionte gjithçka dhe ishte ai që me një modesti ekstra foli për të tjerë dhe asnjë fjalë për vete. Më habiti ai burrë trupvogël që idealizmi i tij ishte kombi shqiptar.

Një komb nga i cili ai ka rrënjët që nga fshati Greçi në Napoli të Italisë, shqiptarët më të vjetër të larguar që nga koha e Skënderbeut. Por jo vetëm Joe siç e thërrisnin shqiptarët, por e gjithë familja e tij është e lidhur me çështjen shqiptare. Bashkëshortja e tij Shirley është gjithashtu e angazhuar me çështjen shqiptare. Madje edhe e bija Kara, një producente shumë e njohur në SHBA. Gëzuar ditëlindjen shqiptar i lashtë, i mirë dhe patriot i madh Joe DioGuardi!  /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Lajme të tjera

Web TV