VIDEO/ Protesta në Bjellorusi masive kundër regjimit të Lukashenkos nën moton ““Dil jashtë, loja mbaroi”, qindra të arrestuar 

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët Minskut gjatë së dielës, pavarësisht presionit të forcave të rendit, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve që nxori fitimtar presidentin autoritar Alexander Lukashenko.

Të veshur me të bardhë e të kuqe me ngjyrat e flamurit të opozitës, protestuesit kanë brohoritur “Dil jashtë” teksa marshonin drejt Pallatit të Pavarësisë, rezidenca zyrtare e presidentit në qendër të kryeqytetit të Bjellorusisë.

Bjellorusia po përjeton një valë protestash që pas rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve presidenciale, ku Lukashenko mori sërish mandatin, pas 26 vitesh në pushtet.

Në prag të zgjedhjeve, të cilat opozita thotë se u manipuluan, Lukashenko u përpoq të shtypë pakënaqësitë me arrestime masive, përfshi këtu edhe figura opozitare.

Sipas grupit të drejtave të njeriut Viasna, mbi 100 persona janë arrestuar nga forcat e rendit gjatë ditës. Të paktën 80 prej tyre janë në paraburgim në Minsk, ndërsa 47 të tjerë janë arrestuar në protestat që zhvilloheshin në rajonet e tjera të vendit.

Përveç pankartave “Dil jashtë” dhe “Loja mbaroi” për Lukashenkon, protestuesit kanë shfaqur zemëratë edhe ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lukashenkon.

Policia arrestoi dhe 400 persona në një marshim të grave në Minsk gjatë së shtunës. Nina Baginskaya, 73-vjeçarja që është kthyer në një ikonë të protestave antiqeveritare u arrestua por u la më pas e lirë.

Gjatë një samiti në Soçi në 15 shtator, Putin deklaroi se do të jepte një hua prej 1.2 miliardë eurosh Bjellorusisë duke e cilësuar si “aleatja më e madhe e Rusisë”. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Ekspertja ka një lajm të mirë për ata që konsumojnë makarona

Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim. Mjaft më me mitet...

Peshëngritja vendos piketat e Asamblesë Zgjedhore, skualifikohet kandidatura e ish-presidentit

Skualifikohet kandidatura e Gjozës për president dhe dy kandidatura për Këshill Drejtues. Më 14 nëntor 2020, Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të mbajë Asamblenë...

Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.9 ballë shkatërron një pallat në Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të...

Ardian Ismaili debuton për Specian, luan për afro 15 minuta në fitoren në Kupë

Luan për afro 15 minuta në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka mbetur i kënaqur me...

Mbyllje e dytë nga COVID-19? Basha: Po fshehin shifrat

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje...

Lajme të tjera

Web TV