Çeki/ Numri në rritje i të prekurve me koronavirus, dërgon ministrin i Shëndetësisë drejtë dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, deklaroi se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis.

Dorëheqja vjen pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki, ku numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë Babis ka falënderuar Vojtechun për punën e tij, duke thënë se ai do të mund të mbahej mend si ministri më i mirë i Shëndetësisë sikur të mos i duhej ta shfrytëzonte gjithë energjinë e tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke, në 14 ditët e fundit, ka pasur 193 raste për 100,000 banorë.

Republika Çeke ka raportuar ditëve të fundit rritje të numrit të rasteve me koronavirus, me ritmin më të shpejtë në Evropë, pas Spanjës.

Kjo ka nodhdur pasi ky vend, pak para verës, i ka hequr pothuajse të gjitha masat e ndërmarra në mars, kur ka shpërthyer pandemia.

Në total, Çekia ka regjistruar afro 50,000 të infektuar. Prej tyre, 503 pacientë kanë vdekur dhe rreth 24,000 raste mbeten aktive. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike....

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

Lajme të tjera

Web TV