Itali/ Dy persona me motor, breshëri plumbash ndaj shqiptarit në mes të plazhit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Breshëri të shtënash në plazhin e Torvaianica, në Romë të Italisë, ku dy persona me motor hapën zjarr ndaj një shqiptari.

Si pasojë e të shtënave të mesditës së kësaj të diele, mbeti i plagosur një shqiptar, me një sërë precedentësh penalë.

Shqiptari u dërgua në spitalin e “San Camillo”, në gjendje të rëndë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që si pasojë e plagëve të marra rrezikon të mbetet i paralizuar.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se dy persona të dyshuar mbërritën në plazh me motor dhe hapën zjarr ndaj shqiptarit.

Njëri prej tyre zbriti nga mjeti, me pistoletë në dorë dhe qëlloi drejt shqiptarit S.S., 38 vjeç.

Pas të shtënave, dy të dyshuarit, me fytyrën e mbuluar, u larguan me shpejtësi me motor.

Policia italiane dyshon se ngjarja ka lidhje me larje hesapesh, për aktivitetin kriminal, ku i plagosuri dhe të dyshuarit mund të jenë të përfshirë./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

E frikshme/ Shembet ura e Darzezës në Fier, fundoset kamioni

Ura e Darzezës në Fier është shembur dhe si pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në...

Kur humbësi gjykon fituesin

Plator Nesturi

Atentati në Vlorë/ 35-vjeçari vuri re se po ndiqej, u qëllua me breshëri plumbash në hyrje të pallatit

Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë në Vlorë ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka...

Asambleja e PS-së/ Analizë për zgjedhjet dhe paralajmërim për ndryshime të mëdha

Partia Socialiste mbajti dje mbledhjen e Asamblesë ku u vendosën pikat për vijimin e mëtejshëm të një analize më të thelluar të rezultatit të...

Lajme të tjera

Web TV