“Koha nuk pret më”, Meta nis ditën me një mesazh të Papa Françeskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta e ka nisur sot ditën me një mesazh të Papa Francesut, i cili e dha në Shqipëri 6 vite më parë.

Teksa citon Atin e Shenjtë, Kreu i Shtetit thotë se “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”.

Sipas Presidentit, duhet të bëhet gjithçka, që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre.

Postimi i Metës

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË! TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3369835343062715

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV