Mbyllet fasoneria në Pogradec, 3 punonjëse pozitive, infektohen dhe dy infermiere

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Një fasoneri është mbyllur në qytetin e Pogradecit, pasi disa punonjëse kanë rezultuar me COVID-19.

“Fjala.al” mëson se nga fasoneria janë testuar pozitive tre punonjëse, por mbyllja e saj është bërë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Gjithashtu janë infektuar edhe dy infermiere të cilat punojnë në qendrat shëndetësore në fshatrat e Pogradecit, si dhe një nxënës në një nga shkollat e qytetit.

Mësohet se fasoneria me 110 punonjës është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërkohë që janë dezinfektuar edhe ambientet e qendrave shëndetësore.

Nxënësi i infektuar është kontakt i një prej punonjësve të fasonerive dhe ai nuk është paraqitur asnjë ditë në shkollë.

Infermieret dhe punonjëset e fasonerisë janë gra të moshave 30-50 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

OFL “ultimatum” për pasurinë dy të dënuarve nga Korça dhe Peshkopia

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar me formularë për deklarimin e burimeve të pasurisë dy personazheve të njohur...

Shkundet Turqia/ Tërmet 6.6 ballë, lëkundjet ndjehen edhe në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli, Bursa si dhe në Greqi. Qendra e tërmetit...

Hoqi maskën/ Vittorio Sgarbi nxirret ‘zvarrë’ nga Parlamenti i Italisë (Video)

Politikani i njohur Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë pas replikave të ashpra ndërkohë që kishte hequr edhe maskën. “Ju jeni...

‘Songbird’, një film i frymëzuar nga pandemia e koronavirusit

Hollywood-i ka vendosur të përfitojë nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke zbuluar trailerin e filmit të titulluar “Songbird”. Filmi është i bazuar...

“La krijimtari të pavdekshme”, Berisha homazhe për Avni Mulën

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur para Universitetit të Arteve për të kryer homazhe për kompozitorin e madh shqiptar, Avni Mula që u nda nga...

Lajme të tjera

Web TV