Myqerem Tafaj: Arsimi në Shqipëri, përballja më e madhe me pandeminë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaron se përballja më e madhe e pandemisë në Shqipëri është ajo me arsimin. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Tafaj tha se janë 550 mijë nxënës  dhe mësues të cilët  kanë nisur më 14 shtator mësimin ndërsa me hapjen e universiteteve më dy nëntor, ky numëro do të shkojë në 700 mijë. Sipas Tafajt, ky është një numër shumë i madh për tu përballuar në këto kushte pandemie.

 -Si ka nisur ky vit i ri mësimor?

-Ky është një vit shumë i vështirë, jam i bindur se kjo është një sfidë jo vetëm për arsimin, por mendoj se është një sfidë e madhe në raport me pandeminë. Do ta konsideroja përballjen më të madhe të vendit tonë gjatë pandemisë. Dhe pse mendoj kështu… Sepse që nga 14 shtatori janë 550 mijë nxënës dhe mësues dhe në 2 nëntor kur të nisin universitetet do kemi 700 mijë nxënës, studentë, mësues, pedagogë që do zhvillojnë procesin mësimor në klasa dhe auditore. Javën e kaluar filloi dhe mua më bëri përshtypje që përgatitjet ishin shumë të vonuara dhe jo të plota. Drejtorët nuk kanë ndonjë lloj fuqie për të përgatitur shkollat, drejtoritë arsimore kanë fuqi të kufizuar. Shkollat janë kompetencë e bashkive. Bashkia përgjigjet për infrastrukturën e shkollave dhe për gjendjen e shkollave në përgjithësi, përfshirë këtu edhe infrastrukturën që nevojitet në këtë situatë pandemie. Kushtet higjieno-sanitare janë kaq të domosdoshme. Qeveria me bashkitë, prefektët, duhet të ishte në vijën e parë. Në vijën e dytë duhet të vijnë drejtoritë arsimore, dhe pastaj drejtoritë e shkollave. Është papërgjegjshmëri të çosh një nxënës në shkollë dhe të mos ja plotësosh kushtet më elementare. Unë mendoj se shumë kryetarë bashkish e kuptuan me vonesë detyrën. Dy javë përpara se të fillonte viti shkollor, thoshin: ”s’kemi fonde”. Shkollat janë krejtësisht të papërgatitura për ta përballuar këtë. Në rast se nuk janë kushtet higjieno-sanitare të plotësuara, kjo bëhet e rrezikshme./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Lexo edhe :  Shifra rekord në Iran, arrin në 30 mijë numri i viktimave nga Covid

Të fundit

Champions rikthehet me ‘show’/ United ‘makth’ i PSG, Barça shkatërron ekipin e Uzunit

Mbrëmja e parë në Champions League për këtë sezon ka rezervuar spektakël dhe gola në sfidat e para të...

Dendias apel Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të ndalojnë eksportet e armëve në Turqi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar letra homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, duke i nxitur ata të mos eksportojnë...

OBSH: Ja si ndërpritet zinxhiri i infektimeve me Covid-19

Kreu i Shërbimit për Situata Emergjente shëndetësore në OBSH, Mike Ryan, shprehet se mënyra më e efikase për të ndërprere zinxhirin e infektimeve nga...

BE mirëpret marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë: Po ndiqen parimet e fqinjësisë së mirë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e detit. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna...

SHBA heq Sudanin nga lista e zezë e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin Sudanin nga lista e zezë e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Presidenti Donald Trump e bëri këtë deklaratë,...

Lajme të tjera

Web TV