Nga Lazarati në Spanjë, policia: Bimë të fshehura midis fushave të misrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malet Pirenej në anën spanjolle janë pushtuar nga trafikantët e mëdhenj shqiptarë, për të kultivuar marihuanë në sasi të mëdha.

Ata shfrytëzojnë zonat e pabanuara për të krijuar fermat e tyre industriale.

Mediat vendase raportojnë se zonat më të sulmuara janë përmes rajoneve të tilla si Hoya de Huesca, PallarsJussà (Lleida) ose qarku i vjetër i Ribagorza-s.

Kultivuesit tradicionalë i janë bashkuar mafies shqiptare dhe plantacionet gjigante ruhen nga njerëz të armatosur, që rekrutohen nga vendet e Evropës Lindore dhe që thuhet se janë ish-ushtarakë.

Trafikantët e zhvendosur në Pirenej, e kanë kthyer kultivimin e marihuanës në një biznes serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm.

Gjithçka tregon se ata nuk do të ndalen, pavarësisht nga fakti se tashmë e ndiejnë prezencën e policisë mbi kokat e tyre.

 

Në Pirenej u ndërtuan rezervuarë gjigandë nga shteti, e për pasojë banorët pranë Pirenejve u shpronësuan për tu zhvendosur në qytete. Këto zona malore siguruan kushtet e favorshme për plantacione; ujë, dritë, fara të përshtatura për tokat dhe lartësinë e atyre vendeve.

Të gjitha këto elementë gjendeshin pa vështirësi për përvojën e shqiptarëve në mbjelljen e marihuanës.

Nëse ata kanë arritur ta bëjnë këtë biznes të funksionojë, kjo është në sajë të gjykimit të tyre, një infrastrukture të sofistikuar dhe një organizate të frymëzuar nga “ushtria” që kishin provuar tashmë shumë më parë në vende si vetë Shqipëria ose Italia e Jugut.

“Pa asnjë lloj dyshimi ka pasur një ndryshim cilësor dhe sasior në llojin e të korrave ”, tregon një efektiv policie që bën pjesë në Sektorin e Narkotikëve.

“Marihuana ka qenë gjithmonë këtu. Dhe nuk po flasim vetëm për ‘hipitë’. Në çdo fshat përreth Huesca-s gjenden disa bimë të fshehura midis fushave të misrit. Por ajo që po përballemi tani janë grupet e organizuara ndërkombëtare”, shton zyrtari i policisë.

Lexo edhe :  Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK jep njoftim zyrtar

“Gjatë muajve të fundit, ka pasur operacione policore që kanë ndihmuar në zbërthimin e enigmës dhe të kuptojmë se si funksionon, por sfida e madhe mbetet gjetja e degëzimeve të saj dhe arritja në krye të organizatave.

E para nga zbulimet e mëdha të bëra nga Policia Kombëtare në Alto Aragón u zhvillua në pyjet me pisha Agüero dhe Murillo de Gállego nëntorin e kaluar.

 

Shtatëdhjetë agjentë morën pjesë në operacion, i cili rezultoi në kapjen e 16 mijë bimëve kanabis. Hetimet policore bënë të mundur zbardhjen e lidhjevetëkultivuesve të arrestuar me një grup me origjinë shqiptare, që policia kishte hetuar që nga Prilli i kaluar dhe të cilëve iu ishin atribuuar disa grabitje me dhunë.

Sipas efektivëve të policisë  paratë që ata mund të marrin nga plantacione si këto janë të pallogaritshme, por ata gjithashtu duhet të investojnë shuma të mëdha. Duhet të marrin me qira automjete, të ndërtojnë infrastrukturë dhe të mbajnë një grusht njerëzish në male për pesë apo edhe gjashtë muaj.

 

 

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV