“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”, urimi special i Ramës për Helena Kadarenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Helena Kadare është shkrimtare dhe përkthyese e njohur shqiptare, por njëkohësisht edhe gruaja e Ismail Kadaresë, veprat e të cilit janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme.

E njohur ndryshe si Helena Kadare, ajo është ndër të paktat shkrimtare dhe romanciere në vitet e regjimit komunist e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy si një ndër femrat më të bukura të asaj periudhe.

Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte, duke mos lënë pas dore kujtimet e saj me Ismail Kadarenë të cilat i ka rrëfyer në librin biografik “Kohë e pamjaftueshme”.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe një urim special e ka marrë dhe nga kryeministri Edi Rama i cili mes të tjerash shkruan “Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë”.

Postimi i plotë

#EDHE100?

HELENA KADARE më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t’ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tiranisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin tiranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë.

Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes, përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.

Lexo edhe :  167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

Është pak të thuash se Ismaili nuk hyn tek njerëzit e kollajshëm dhe pak është të thuash se Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme. E bukur, e mençur, e lexuar, e dalë dhe e admiruar nga larg e nga afër, prej të panjohurve e të njohurve, po njëkohësisht e përulur ndaj fatit që e lidhi përmes një dashurie të zjarrtë me një xhind të fjalës së shkruar, që buzëqeshjet i ka si të dielat në kalendarin e vitit, Helena është një grua e jashtëzakonshme shqiptare.

Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t’u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

Nëse si rregull gruaja është gjysma më e mirë e burrit, Helena është në atë çift të pandarë e të pandashëm engjëlli, që si edhe djalli jetojnë brenda tek i gjalli, e nëse historia do të flasë nesër vetëm për Ismailin, jeta e tij nga dje, sot e deri atëherë mes fantazisë e realitetit, nuk mund të kuptohet asfare pa Helenën.

Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë. #TëRRALLË./Bl.Ba./Fjala.al

Të fundit

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Moment historik! OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e saj të parë globale për pandemitë, një moment historik në bashkëpunimin ndërkombëtar për shëndetin...

Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024, e...

167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në...

Lajme të tjera

Web TV