Opozita brenda dhe jashtë parlamentit kundër propozimit të PS, debati për listat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Java që lam pas thelloi edhe më shumë mosmarrëveshjen në Këshillin Politik mes përfaqësuesve të mazhorances dhe opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, si pasojë e propozimit të PS për ndryshim të kodit zgjedhor për hapjen e listave dhe koalicionet.

Në propozimin e PS, neni 67, pika 4 thuhet se emrat në listën shumë emërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një.

Shpërndarja e mandateve fillon me rirenditjen e kandidatëve në bazë të renditjes së tyre në listën e dorëzuar sipas nenit 67 të këtij kodi si dhe numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.

Një listë preferenciale nga ana e kryetarit të PS, që dikton dhe shpërndarjen e mandateve në këtë renditje. Që të ndryshojë renditja, kandidati i renditur më poshtë duhet të marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi.

Në këtë mënyrë, mandatet do t’i përfitojnë kandidatët e parë në listë. Për t’u futur në këtë listë, një kandidat poshtë vijës fituese, do të duhet të marrë më shumë sesa votat që i janë dashur subjektit për çdo mandat. Kjo e bën thuajse të pamundur ndryshimin e renditjes së bërë nga kryetari i PS.

Një tjetër pikë e debatueshme është edhe pragu zgjedhor. Fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si më poshtë: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 3 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”

Lexo edhe :  Mashtroi një qytetar dhe gënjeu gjatë dëshmisë, gjykata lë në burg punonjësin e policisë

Kjo sipas ekspertëve duke u nisur dhe nga zgjedhjet e fundit, favorizon direkt vetëm subjektet e mëdha politike. Një çështje tjetër e debatueshme është dhe heqja e koalicioneve në formën si kanë ekzistuar deri më sot në Shqipëri.

Ky propozim i socialistëve është kundërshtuar nga PD e cila kërkon lista tërësisht të hapura. Sipas kryetarit te PD Lulzim Basha, lista e kandidateve duhet të jetë me rend alfabetik dhe renditja e fituesve të bëhet në bazë të votave që ata përfitojnë.

PD kundërshton edhe prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ku koalicionit janë të përcaktuara në formën e tyre klasike që kane funksionuar në vendin tone. Por PD insiston që t’i merret mendim OSBE/ODIHR gjë që është refuzuar deri tani nga PS me argumentin se duhet të ketë një produkt fillimisht.


Të fundit

Stadiumi i ri i Kukësit merr formë, përfundon procesi i shtrimit të barit

Në Kukës po e presin me padurim përurimin e stadiumit të ri. Ekipi verilindor shtegton në qytete të ndryshme...

“Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën”/ Ndarja me Shpëtim Saraçin bëri bujë në rrjet, Mira Konçi habit me reagimin e saj

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të...

“Berisha u ‘eleminua’ nga Washingtoni”/ Spartak Ngjela: Vetëm Basha mund ta shpëtojë PD-në

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Partia Demokratike mund të shpëtohet vetëm nga një njeri, i cili sipas tij është Lulzim Basha. Duke folur për...

“Duhet kujdes”, Rama për median greke: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor

Gjërat nuk kanë arritur në atë pikë që të kemi frikë nga destabilizimi, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha kryeministri shqiptar për gazetën...

“Këtu s’më thonë k*rvë!”/ Seks e drogë, festa e çmendur sekrete në tunelin e Baldushkut!

Një tunel në të dalë të Tiranës i cili gjatë komunizmit përdorej për municione ushtarake, fundjavën që lamë pas ishte vendi i përzgjedhur për...

Lajme të tjera

Web TV