“Të kthejmë vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi”, Meta mesazh nga Dibra: Fermerët hasin vështirësi në shitjen e produkteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka bërë thirrje që të kthehet vëmendja te bujqësia dhe turizmi, si e vetmja mënyrë për të ndaluar shpopullimin e trevave me pasuri të shumta natyrore.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai tha se fermerët hasin vështirësi në shitje për shkak të mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.

Postimi i plotë:

Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme. Megjithatë fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.

Grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.

Të kthejmë seriozisht vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Kështu do të rikthejmë shpresën dhe do të ndalim shpopullimin e dhimbshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

PRODHO SHQIP! BLI SHQIP! KONSUMO SHQIP!

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

Lajme të tjera

Web TV