Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: Vaksinat janë të rrezikshme dhe sulmojnë ADN-në

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Një nga ekspertët më të njohur gjermanë flet në lidhje me një teoritë konspirative dhe tezat e teoricienëve konspirativë dhe kundërshtarëve të vaksinës?

Për DW ai ka thënë se “Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e koronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë- herë nga më të çuditshmet, here të tjera  teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët e vaksinës.

Një nga ekspertët më të njohur gjermanë, profesori Hendrik Streeck, drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonnit flet për Deutsche Wellen lidhur me këto teza:

“Virusi nuk është aq i rrezikshëm, rreziku ekzagjerohet nga mediat, politikanët, dhe studiuesit.”

Sipas Hendrik Streeck: Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha studimet e bëra deri më tani, si ato në SHBA, por edhe të tjerat që theksojnë vdekshmërinë e lartë, tregojnë qartë, se virusi ka një vdekshmëri më të lartë se një grip sezonal.

Ne kemi zbuluar në qarkun Heinsberg, (ku është zhvilluar një nga studimet e para në fillim të pandemisë, shën.red.) se virusi është të paktën katër herë më i rrezikshëm se gripi sezonal.

Kjo sigurisht ka të bëjë gjithmonë edhe me shtresat e popullsisë, ku testohet. Por ky është një virus, që duhet marrë seriozisht, natyrisht as nuk duhet dramatizuar

“Politikanët dhe mediat prezantojnë gjithmonë raste dramatike të përditshme të Coronës. Por unë nuk njoh askënd që ështës sëmurur nga COVID-19.- thotë ai.

Hendrik Streeck: Unë kam dy persona në rrethin e ngushtë familjar që janë sëmurur nga COVID-19.

Lexo edhe :  Covid-19/ 6 viktima dhe 311 raste të reja në Shqipëri

“Në Itali apo SHBA ka kaq shumë të vdekur. Këtu nuk ka. Sikur nuk shkon diçka. “

Hendrick Streeck: Ne kemi edhe në Gjermani të vdekur nga COVID-19. Në Itali dhe SHBA i shtohet fakti, që infektimet u zhvilluan shumë shpejt.

Pra një masë e gjerë në popullsi është infektuar shumë shpejt, dhe kjo pati si pasojë mbingarkesën e spitaleve.

Virusi ka depërtuar aty në shtresa, ku pacientët apo njerëzit kanë një rrezik më të madh të humbasin jetën prej tij. Në Gjermani ne ia kemi dalë t’i mbajmë të mbrojtura këto shtresa. /DW

Të fundit

Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.9 ballë shkatërron një pallat në Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se...

Ardian Ismaili debuton për Specian, luan për afro 15 minuta në fitoren në Kupë

Luan për afro 15 minuta në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka mbetur i kënaqur me...

Mbyllje e dytë nga COVID-19? Basha: Po fshehin shifrat

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje...

Pamje të frikshme nga Turqia/ Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 6.6 ballë (Foto dhe Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë dhe Greqinë. Epiqendra ishte në ishullin grek të Samos që ndodhet pranë brigjeve turke. Qyteti...

Vetë-ekzaminoni gjëndrën tiroide në vetëm një minutë

Gjëndra tiroide është një rregullator i punës së të gjitha qelizave të trupit, pasi hormonet që prodhon ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizmin e qelizave, prandaj...

Lajme të tjera

Web TV