E shantazhonte me foto intime për para, e dashura e fut në kurth dhe përfundon në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me rastin e shantazhit ndaj një vajze të re në Tiranë, të cilës i kërkoheshin para, për të mos iu publikuar disa fotografi intime.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i Afrim Kurtit, 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për të shpallurin në kërkim Dëfrim Kurti, 30 vjeç, ish i dashuri i së resë.

Dy kushërinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.

Por në vendin ku e dëmtuara supozohej se duhet të dorëzonte paratë, policia prangosi Afrim Kurtin, ndërsa i dyshuari kryesor u shpall në kërkim.

Kujtojmë se Dëfrim Kurti u arrestua edhe në vitin 2019, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e shoferit të furgonit të pasagjerëve, Arben Gjeci, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore bashkëshortja e tij Elida Cani.

Dëfrim Kurti u la i lirë, pasi u zbulua se Gjecin e kishte vrarë vëllai i Elidës, Esat Cani./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë....

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, zbardhen emrat

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i...

Venecia nuk është më falas, ja sa do të paguajë një turist për të parë qytetin

Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Tarifa...

Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat kërcënojnë Europën. Roli i ndryshimeve klimatike

Përhapja e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat është raportuar në të gjithë botën, por veçanërisht në Europë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Insektet...

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka...

Lajme të tjera

Web TV