Gjermania: BE-ja të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke folur për punën e presidencës gjermane në Bashkimin Evropian, tha të martën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se BE-ja “duhet të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor”.

Ky rajon është “oborr i brendshëm i BE-së, e jo oborr i jashtëm”, tha Roth.

Ai kërkoi që BE-ja ta dëshmojë përkushtimin e saj në përmbushjen e premtimeve ndaj vendeve të këtij rajoni, duke thënë se perspektiva evropiane e tij është e domosdoshme për paqe dhe stabilitet.

Roth konfirmoi se presidenca gjermane e BE-së është duke punuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut para fundit të muajit dhjetor të këtij viti.

Ai kërkoi që vendet anëtare të mos paraqesin kushte shtesë ndaj Shkupit, duke aluduar këtu në disa kërkesa të Bullgarisë që në kornizën negociuese të përfshihen edhe disa çështje dypalëshe.

Bullgaria ka kërkuar që fqinjësia e mirë midis saj dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet po ashtu pjesë e kritereve në procesin e negociatave.

Përderisa për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut thuhet se po punohet në mënyrë aktive në BE, gjasat për Shqipërinë që së shpejti t’i nisë këto negociata duket se nuk janë të mëdha.

Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së.

Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./REL

 

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV