Inter goditje kuqezi në merkato/ Zyrtarizohet lojtari i Kombëtares shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi duket se nuk po punon vetëm për merkaton e ekipit të parë por edhe atë të Primaveras. Afrimi i radhës është një kuqezi, por jo nga ata të rivalëve të përjetshëm të Milanit, por një kuqezi që së shpejti mund të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare.

Kristian Dervishi është blerja më e re e zikaltërve. Ai ka firmosur ditën e sotme me nën-kampionët e italisë. 17-vjeçari shqiptar ishte pjesë e moshave të Atalantës, ndërsa tani do t’i bashkohet të rinjve të Interit. Dervishi luan si sulmues krahu dhe i bashkohet kështu Çepeles që është pjesë e moshave zikaltër.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes është bërë publike nga vetë lojtari në rrjetet sociale. Dervishi gjithashtu është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, ndërsa në të ardhmen me shumë mundësi do të bashkohet edhe me ekipin e parë duke parë hapin e madh që ka bërë në karrierën e tij.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV