Konspiracionet/Pushteti i katërt, gazetarët vihen në shërbim të CIA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Materiali i sugjeruar është marrë nga libri “Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme të të gjitha kohëve” me autorë Jonathan Vanckin (Xhonatan Venkin) & Jon Whalen (Xhon Uheilen). Vëllimi me nëntitullin mbështetës: “Misteret, mashtrimet dhe intrigat më të mëdha të historisë” ka ardhur në shqipe nga Valter File, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

Në vitin 1997 Karl Bershtajni, i dëgjuar jo më pak se Uduordi, deklaroi: “Që gjatë 25 viteve të fundit, më shumë se 400 gazetarë amerikanë kanë zbatuar porosi të CIA-s”. Sipas burimeve të Bernshtajnit. “Nju-Jork Tajmsi”, një nga institucionet e medias më të vyer të për CIA-n, pranon që “më shumë se 800 organizata dhe persona të veçantë, që kanë punuar në sferën e lajmeve dhe të informacionit masiv”, shërbejnë në CIA. Sinqeritet i habitshëm. Për më shumë se dy dhjetëvjeçarë gazetarë të zgjedhur e lejojnë CIA-n të vëzhgojë mbi shënimet e tyre dhe bashkëpunojnë gjatë rekrutimit të spiunëve të huaj, apo punojnë si korrierë të tyre.

Disa prej tyre, me mirënjohje, pranojnë të marrin rroga nga Dajë Sami. Fakti, që pushteti i katërt punon për CIA-n, është i pakëndshëm, por akoma më shqetësuese është, që shumë nga gazetarët-spiunë të CIA-s me vetëdije bëjnë propagandë jashtë shtetit. Shpesh, dezinformimi i shpërndarë jashtë kthehet mbrapsht, për t’u shfaqur si “rikoshet” ose “produkt dytësor” në shtypin amerikan, në formën e së vërtetës më të pastër. Nga ana tjetër, është e qartë që informacioni “i transformuar” ose i ardhur “nga një burim i panjohur”, shpesh është propagandë, e drejtuar direkt, në mënyrë jo të ligjshme, për amerikanët. CIA arrin t’i futë punonjësit e vet operativë në organizatat më prestigjioze amerikane të lajmeve. Spiunët e CIA-s punojnë nën mbulesat ideale si gazetarë të “Nju-Jork Tajmsit”, në revistën “Tajm”.

Në rolin e reporterëve kureshtarë, agjentët e qendrës kanë kontakte gjithandej dhe mund të bëjnë gjithfarë pyetjesh, pa u bërë të dyshimtë. “Një gazetar vlen sa 20 agjentë”, i tha Bernshtajnit një funksionar i lartë i CIA-s. Pseudogazetarët e CIA-s madje kryejnë edhe përgatitje speciale, për ta mësuar zanatin. Njëkohësisht gazetarët e vërtetë e shumëfishojnë artin elitar të spiunimit, shkrim i fshehtë, metoda speciale gjurmimi dhe aftësime të tjera të këtij lloji.

Kontrolli mbi mediat

Organi i CIA-s, i cili merret me kontrollin mbi mediat, është i njohur si inventari i arkivit të propagandës. Frank Xh. Uizneri, shefi i parë, nën të cilin u kryen operacionet e para të fshehta të CIA-s, me krenari e quan “organ elektronik”, një metodë për të përpunuar opinionin publik në të gjitha pikat e botës. Në 1961-shin Uizneri vrau veten, por veprimtaria që ai nisi, vazhdoi akoma disa dhjetëvjeçarë. Në plotësimin e aktivit të vet me gazetarë dhe agjentë CIA disponon plotësisht ose sponsorizon 50 gazeta, agjenci informacioni, radiostacione ose revista.

Shumica e tyre janë jashtë shtetit, por ka edhe mjaft në vend. Qendra mban frerët e gazetave private, si “Roum Dejli Amerikan”, “Manila Tajms” dhe “Bangkok Post”. Ka mundësi, që të mos mësohet kurrë, se deri ku janë shtrirë manipulimet e CIA-s me mediat. Për këtë duhet t’u jemi mirënjohës ish-drejtorëve të qendrës, Uilljam Kolbit dhe Xhorxh Bushit, të cilët me manovrat e tyre të shkathta arritën të ndërprisnin hetimet e Senatit rreth këtij problemi. I penguan në çdo hap, duke i trembur me paralajmërimin, që veprimtaria e tyre do të çojë në “gjueti shtrigash”. Komisioni i përhershëm për zbulimin në Senat, i kryesuar nga Frank Çarçi, “me qëllim fshehu rezultatet e hetimit për lidhjet e CIA-s me gazetarët”, shkruan Bershtajni. Por ne e dimë se drejtuesit e lartë të medias e kanë dhënë bekimin e tyre, për rekrutimin e reporterëve si spiunë, informatorë ose propagandues.

Siç thotë ish-drejtori i CIA-s, Uilliam Kolbi: “Të mos i mërzisim reporterët e varfër, më mirë t’u kthehemi shefave të tyre. Ata e dinë punën e tyre”. “Në përpjekjen për të luftuar kundër komunizmit botëror”, – shkruan Bernshtajni, – “manjatët amerikanë të medias lejuan të ktheheshin në shërbëtorë të shërbimeve të zbulimit”.

 

Bashkëpunëtorët

Lista e shefave të shtypit, radios dhe televizionit, të cilët bashkëpunojnë me CIA-n, është madhështore: Artur Hejz Celleberger, ish-pronar i “Nju-Jork Tajmsit”; Uilljam Pejli, president i “Kolumbia Brodkasting Sistem” (Si Bi Es); Henri Enlus, krijuesi i revistave “Tajm” dhe “Llajf”; Xhejms Kopli i “Kopli Njuz Servis” (i cili me gatishmëri jep njoftime të kundërshtarëve të luftës dhe luftëtarëve për të drejtat e lëkurëzinjve, publikon artikuj shkruara nga agjentët e CIA-s dhe i afron qendrës të paktën 23 nga punonjësit e vet).

Midis mastodontëve të tjerë të medias, të vënë në shërbim të CIA-s, janë kompania televizive “Ej Bi Si” (flitet, se një korrespondent shumë i shquar i saj është bashkëpunëtor i CIA-s, megjithëse emri i tij nuk përmendet), En Bi Si, Asosiejdet Pres, Junajtid Pres Interneshenëll, revista “Njuzuik”, “Skrips-Herald”, “Herst Njuzpejpers” dhe “Majami Herald”. Sipas burimeve të Bernshtajnit, në CIA dhe Senat me rrjetin e madhe të informacionit “Nju-Jork Tajmsi” dhe Si Bi Es-i janë aktivi më i çmuar i qendrës. I ndjeri Artur Hejz Sellenbergeu, botuesi i “Tajms”-it, lidhi një marrëveshje të fshehtë me CIA-n për vendosjen e më shumë se gjysmë duzine agjentësh në byro të huaja korrespondentësh, ku do të punonin ilegalisht si punonjës të gazetave. Sellenbergu, i cili ishte njeri i afërm me drejtorin e atëhershëm të CIA-s Alen Dallesin, ra dakord të firmoste deklaratën për të ruajtur të fshehtën.

Në të njëjtën mënyrë veproi edhe nipi i tij, S. L. Sellenbergu. Sipas disa burimeve nga CIA, S. L. Sellenberger, një herë vuri emrin e vet në informacionin e marrë nga CIA dhe e botoi pa i bërë asnjë ndryshim. (Sellenbergu deklaron që kjo është “fantazi”). “Tajms”-i i dërgonte artikujt e vet tek Dallesi, kurse më vonë te zëvendësi i tij, Xhon MekKouni, për t’i parë dhe aprovuar. MekKouni shpesh hiqte pjesë nga materiali informativ, dhe në fakt vendoste në vend të “Tajms” se ç’duhej publikuar. Njësoj si Pejli i “Si Bi Es”-it dhe Sellenbergu-plaku, krijuesi i “Tajms”-it dhe “Llajf”, edhe Henri Llusi, gjithashtu, ishte mik i Dallesit, i cili shpesh shfrytëzonte shërbimet e botuesit ultrakonservator. Llusi dha aprovimin që anëtarë të redaksisë të shërbenin në CIA dhe u afron punë dhe akreditim oficerëve të CIA-s, madje emëron përfaqësuesin e vet, i cili përgjigjet për lidhjet me CIA-n. Ky është botuesi i revistës “Llajf” S. D. Xhekson, i cili grumbulloi eksperiencë si “konsulent special i presidentit për problemet e luftës psikologjike”.

Lexo edhe :  Dashuri nën zjarr: Si i mbijetoi luftës në Kosovë një çift i përzier etnikisht

Duke pasur parasysh që Xheksoni njihej si mbret i medias amerikane, njeriu me të drejtë mund të pyesë: luftë psikologjike kundër kujt? Mënyra se si “Llajf” shtiu në dorë shiritin e filmit, në të cilin Zapruderi ka fiksuar vrasjen e Xh. F. Kenedit, për studiuesit e konspiracioneve është e dyshimtë. Revista e drejtuar nga Xheksoni, jo vetëm bleu të drejtat mbi filmin, por edhe e ruajti në kasafortat e veta për vite me radhë, pastaj publikon pamje nga filmi i shquar me xhirim të kundërt, duke dhënë kështu përshtypjen e gabuar, që koka e Kenedit rrëzohet përpara. Në përpjekjet e veta për të bindur opinionin, që vrasësi është një dhe Kenedi është qëlluar nga shpina, komisioni “Uoren” arriti gjithashtu në këtë përfundim të gabuar. Bashkëshortja e Henri Llusit, Kler Bunt Llusi, gjithashtu e ka ditur me siguri, që agjentët e CIA-s i përdornin mediat si mbulesë. Kjo zonjë moderne me bindje konservatore, e cila lëvizte në ambiente që merreshin me spiunazh, sponsorizoi aksionet kundër Kastros, që ndërmorën kundërrevolucionarët në Florida, dhe më vonë u bë themeluese dhe drejtoreshë e një organizate – emri e së cilës flet vetë për vetveten – Shoqata e ish-oficerëve të zbulimit.

Shkëmbimi i informacionit

Megjithëse shkëmbimi i informacionit me punonjësit efektivë të zbulimit dikur konsiderohej si pjesë e pashmangshme e marrëdhënieve të reporterëve me burimet e tyre, disa nga mediat, që kanë bashkëpunuar me CIA-n, i kalojnë të gjithë kufijtë. Një punonjës i rangut të lartë të qendrës, i cituar nga Bershtajni, pohon, që gazetari i shquar Stuart Ollsopi, i cili bashkëpunonte me “Nju Jork Herald Tribun”, “Satërdei Ivning Post” dhe “Njuzuik”, “është agjent i CIA-s”. Ollsopi ndihmoi shpërndarjen e dezinformacioneve në mediat e huaja dhe jepte vlerësime për bashkëpunëtorët potencialë të CIA-s jashtë shtetit. Xhozefi, vëllai Ollsopit, e mohoi këtë akuzë, por deklaroi para Bernshtajnit, që ai vetë është më afër me CIA-n, sesa Stju. Ndryshimi midis shkrimit të reportazhit dhe bërjes propagandë me porosi të CIA-s është akoma më i paqartë në rastin me Hall Andriksin, një nga bashkëpunëtorët më të çmuar të qendrës gjatë viteve ‘60. Si korrespondent i “Majami Njuz” në Amerikën Latine Andriksi ishte në qendër të këtij kazani të fabrikimit të operacioneve sekrete të CIA-s. Sipas Bernshtajnit, në dosjet e qendrës ruhen raporte të hollësishme për detyrat, që janë kryer prej tij me porosi të CIA-s.

Megjithëse Hendriksi mohon që të ketë pasur ndonjë lidhje tjetër me CIA-n, përveç “marrëdhëniet normale për të gjithë gazetarët, midis kolegëve të tij ai është i njohur me llagapin “Spiuni”. Më vonë ai e braktisi reporterllëkun dhe filloi punë në degën kiliane të “Interneshëll telefon end telegraf korporejshën” (Aj Ti Ti). Hendriksi jep dëshmi të rreme, kur u thërrit nga komisioni i Senatit, që hetonte lidhjen e CIA-s dhe Aj Ti Ti me një operacion të fshehtë për të penguar zgjedhjen e Salvador Alendes, udhëheqësit të së majtës kiliane në vitin 1970. Pyetjes se nga kanë ardhur të dhënat e telegramit, me të cilin njofton një nga nënpresidentët e Aj Ti Ti, që administrata e Niksonit përkrah planet “për ta penguar Alenden që të marrë pushtetin”, Hendriksi u përgjigj që burimi i informacionit kishte qenë një miku i tij kilian. Si jo! Më vonë doli në dritë telegrami i CIA-s, ku dukej qartë që informator kishte qenë një agjent i qendrës.

Sipas Bershtajnit, në përpjekjet e saj për të lëkundur pozitat e Alendes, CIA më tepër është mbështetur te shërbimet e gazetarëve. Reporterë të shitur pajisin me para armiqtë e Alendes dhe shkruanin materiale propagandistike kundër tij nëpër botime të kontrolluara prej CIA-s. Zor se mund të jetë e rastësishme, që një pjesë e këtyre materialeve propagandistike shfaqen edhe në mjetet e informacionit amerikan. Në një analizë të CIA-s, të vitit 1970, përmenden për “rikujtimin e materialeve tematike për Kilin” në shtypin amerikan, sidomos në “Nju-Jork Tajms” dhe “Uashington Post”. “Kjo veprimtari propagandistike”, – shkruhet më tej në raport, – “përshkruan zhvillimin e ngjarjeve në Kili sipas porosive tona tematike”.

Bashkëpunëtorët vullnetarë

Pas zbulimeve të fundit të vitit 1970 na mbetet vetëm ta marrim me mend se sa nga gazetarët vazhdojnë ende të jenë nën shërbimin e CIA-s. Megjithëse sipas “Nju-Jork Tajmsit” qendra ka rikrijuar lidhjet e veta me rrethet gazetareske, megjithëse në kohën e Xhorxh Bushit ajo ka ndaluar punën me bashkëpunëtorët rrogëtarë, të paguarit. Në këtë mënyrë Bushi lë të hapur një derëz për përdorimin e bashkëpunëtorëve vullnetarë. Në vitin 1980 “Los Anxhelos Tajms”, njofton në një kryeartikull, që “ORGANI I FUQISHËM ELEKTRONIK” I CIA-S KA HESHTUR”. Me të vërtetë mund të jetë ky fundi? Ndoshta edhe jo. Megjithëse arsyeja primare për partneritet midis mjeteve të informacionit dhe CIA-s “mbrojtja e sigurisë kombëtare” në epokën e Luftës së Ftohtë, tashmë nuk ekziston, sipas një raporti sekret të CIA-s, të zbuluar gjatë vitit 1992, bëhet e qartë, që kjo histori, me sa duket, vazhdon.

Në raportin për “aftësinë zbuluese” të CIA-s shkruhet, që seksioni i lidhjeve me publikun “tani vazhdon kontaktet me të gjithë reporterët e agjencive telegrafike kryesore, gazetat, të përjavshmet dhe televizionet në vend”. Duket qartë që këto lidhje janë të frytshme për CIA-n, sepse “ndihmuan që disa dështime të kundërzbulimit të arrijnë të paraqiten si suksese”… “Në një sërë rastesh”, – nënvizohet më poshtë në raport, – “arritëm të bindim reporterët të vonojnë, ndryshojnë, pengojnë, madje edhe të mos i publikojnë materialet që mund ta dëmtonin sigurinë kombëtare”. Duket qartë, që “organi i fuqishëm elektronik” ende vazhdon të prodhojë zëra. /Ra.My.Fjala,al/

 

Të fundit

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies,...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

Lajme të tjera

Web TV