Maqedonia e Veriut paralajmëron masa të reja ndaj COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, përfshirë: mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, forcimin e kontrolleve në lokalet me më shumë klientë, kufizimin e numrit të udhëtarëve në transportin urban, si dhe vendosjen e gjobave më të larta për ata që nuk i respektojnë rekomandimet kryesore të institucioneve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se të dhënat e 14 ditëve të fundit tregojnë se në 100,000 banorë trajektorja e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkohë që në shtetet e tjera kjo mesatare është 76% .

“Sikur në të gjitha vendet tjera, edhe te ne ka rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Qytetarët kanë harruar rëndësinë e respektimit të masave dhe pasojat me të cilat përballemi të gjithë. Vera është pas nesh dhe me të përfundon periudha e qëndrueshme. Rreziku që sjell vjeshta është një alarm serioz që ne duhet të vazhdojmë të veprojmë për të mbrojtur sistemin shëndetësor”, tha Filipçe.

Sipas tij, festimet familjare, dasmat – edhe pse të ndaluara – dhe relaksimi i qytetarëve gjatë verës janë arsyet kryesore që kanë çuar në përkeqësimin e situatës me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dhe rritjen e numrit të viktimave dhe të të infektuarve.

“Ne do t’i forcojmë masat dhe kontrollet dhe ju bëj thirrje ta kuptoni mesazhin se situata është shumë serioze”, tha Filipçe.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima dhe 88 raste të reja me koronavirus, ndërsa 135 persona janë shëruar. Gjithsej janë testuar 1,618 mostra.

Lexo edhe :  Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar gjithsej 16,867 persona me COVID-19. Prej tyre, 14,084 persona janë shëruar, 705 kanë vdekur, ndërsa 2,078 raste janë ende aktive./REL

Të fundit

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në një intervistë televizive, Minxhozi u...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

Lajme të tjera

Web TV