“Pini 8 gota ujë në ditë”, një mit apo fakt shkencor?

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore që dëgjojmë është “pini tetë gota ujë në ditë”. E vërteta është se uji është i mirë për shëndetin dhe ka shumë përfitime për lëkurën, megjithatë, problemi është se sipas shkencëtarëve, këshillat për tetë gotat nuk kanë bazë.

Në një artikull në ‘New York Times’, një profesor në Universitetin e Mjekësisë të Indiana-s në Shtetet e Bashkuara argumenton se nëse ekziston një mit për shëndetin që duhet shpejt të mos ekzistojë është pikërisht miti se “duhet të pini tetë gota ujë në ditë”.

“Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nuk ka absolutisht asnjë bazë shkencore”, thotë Aaron E. Carroll, duke shpjeguar se si u krijua ky “mit”.

“Këshilla e dhënë fillimisht ishte që njerëzit duhet të konsumojnë sasinë e ujit që korrespondon me tetë gota të plota në ditë. Sidoqoftë, në këto tetë gota, ekspertët përfshinë lëngjet që marrim nga ushqimet e tjera që konsumojmë, të tilla si perimet dhe frutat”, tha ai, duke theksuar se “mendimi mbizotërues dhe i gabuar ishte që njerëzit duhet të pinë tetë gota ujë çdo ditë , pavarësisht nga uji që hyn në trupin e tyre nga ushqime ose pije të tjera”.

“Shumë njerëz besojnë se ky mit filloi në vitin 1945, pas një rekomandimi të bërë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave që njerëzve u duheshin 2.5 litra ujë në ditë”, tha ai. “Por shumica e këtij uji merret përmes ushqimit,” shpjegoi ai.

Sipas profesorit, jo vetëm që njerëzit nuk kanë nevojë të pinë tetë gota ujë çdo ditë, por nuk ka absolutisht asnjë provë se kjo sasi sjell përfitime për shëndetin tonë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Presidenti i Barcelonës jep dorëheqjen para sfidës me Juventusin

Joseph Bartomeu dhe grupi i tij i drejtuesve, kanë dhënë dorëheqjen nga Barcelona 24 orë para ndeshjes me Juventusin. Njeriu...

Ndalohen 5 sirianë në Pogradec

Policia në Pogradec ka ndaluar 5 shtetas sirianë. Mësohet se refugjatët e arrestuar ishin refugjate dhe po udhëtonin me një maninë. Por kur mjeti ka...

Bayern nuk ndalet, Interi ngec sërish në Champions.

Janë mbyllur dy sfidat e para të Champions League për të martën. Bayern Munchen ka bijuar serinë e fitoreve duke mposhtur Locomotiv Moscoë në...

627 të infektuar dhe 15 viktima me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri. Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531...

Kodi Zgjedhor, “Venecia” pranon kërkesën e Metës

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor. Në letrën e...

Lajme të tjera

Web TV