Pogradec/ Arrestohet 40-vjeçari nga Lezha, u kap me 2 klandestinë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, në qarkun e Korçës është arrestuar një 40-vjeçar nga Lezha. Ai është kapur në Pogradec me dy klandestinë në automjet.

E.Gj, u kishte premtuar dy klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit 250 euro secilin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në vijim të operacionit policor “Perimetri” është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Leonard Karaj: Rama, një diktator në demokraci

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim...

Spartak Ngjela: Diktator? Rama është i kontrolluar ndëkombëtarisht

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim diktature”… Rrugëtimi i Ramës në...

Analiza/ A është diktator Edi Rama?

Nga Lorenc Vangjeli

A është Rama diktator?

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim diktature”… Rrugëtimi i Ramës në...

Horoskopi ditor, e martë 20 tetor 2020

Dashi Hëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e punës, shmangni polemikat e panevojshme....

Lajme të tjera

Web TV