Trump do ta shpallë kandidaten për Gjykatën Supreme më 26 shtator

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg, më 26 shtator.

Ginsburg, 87 vjeçe, vdiq më 18 shtator.

Vdekja e saj u jep republikanëve shansin të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre.

Trump tha përmes një postimi në Twitter se ai do ta bëjë publike të nominuaren për gjykatëse më 26 shtator.

Trump, qysh më herët, ka thënë se përzgjedhja e tij do të jetë grua.

Çdo kandidat i Trumpit duhet të miratohet me një shumicë të thjeshtë në Senat, ku republikanët e tij kanë shumicën me 53 senatorë, përballë demokratëve me 47.

Plani i Trumpit për ta mbushur shpejt vendin e Ginsburgut – ndoshta para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit – është cilësuar si “abuzim me pushtetin” nga kandidati demokrat për president, Joe Biden.

Demokratët shpresojnë se një pjesë e republikanëve të moderuar mund të kundërshtojnë të nominuaren nga Trump.

Do të duhen katër senatorë republikanë për të prishur planin e Trumpit, sepse nënpresidenti Mike Pence mund të votojë për të thyer barazimin.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme i mbajnë postet përjetësisht dhe vendosin për disa nga çështjet më të ndjeshme politike, duke filluar nga aborti dhe imigrimi deri te ligjet për të drejtat civile dhe armët./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Facebook dhe Twitter seancë dëgjimore në senatin amerikan

Shefat e kompanive Facebook dhe Twitter kanë rënë dakord të përballen me një seancë dëgjimore me senatorët amerikanë për...

Parkimi i gabuar/ Policia në 12 orë gjobit 135 shoferë në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 135 gjoba për parkim të gabuar tek rruga e “Kavajës” në 12 orë monitorim. Sipas njoftimit, rrugorët e kryeqytetit...

Mes protestave, Hariri përpiqet të formojë një qeveri të re në Liban

Kur Saad al-Hariri njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Libanit në 29 tetor, 2019, mijëra protestues dolën në rrugë për gati dy javë, duke kërkuar...

Zgjidhni dy elemente dhe zbuloni detaje në lidhje me privatësinë tuaj

Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni jetën, të identifikoni problemet dhe të gjeni një mënyrë për t’i zgjidhur ato. Cila do të jetë...

Gara për BKH, reagon Kim: Procesi i vështirë, për të gjetur më të mirët

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbylljes se fazës së radhës të përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Të premten përfundoi procesi...

Lajme të tjera

Web TV