Bojkoti i Superiores/ Flet Gaz Demi: Ardhja e Fidel Yllit ndihmë e madhe për ne  

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në datën 12 shtator Kategoria Superiore do të duhet të ngrinte siparin për sezonin e ri fubtollistik 2020-2021, por kur kanë kaluar më shumë se dy javë, nuk ka ende një dritë jeshile se kur do të startojë futbolli shqiptar.

Katër kërkesat e ngritura nga Liga ende nuk kanë marrë miratimin e qeverisë për tu zgjidhur, ndërkohë që negociatori i caktuar nga kryeministri Edi Rama, Fidel Ylli, shihet me skepticizëm nga ana presidetëve, si personi që mund t’i jap zgjidhje kësaj situate.

Ditën e hënë u zhvillua mbledhja e radhës nga ana e Ligës Profesioniste, por nuk pati një tym të bardhë për nisjen e futbollit.

Për herë të parë, presidenti i Partizanit Gaz Demi që është dhe një nga përfaqësuesit e Ligës, në një prononcim për gazetarin Fatjon Baze ka dhënë detaje nga takimi i së hënës, pse qeveria duhet t’i miratojë katër pikat e ngritura nga Liga dhe është pro apo kundër bojkotit.

  1. Demi këtë të hënë është zhvilluar mbledhja e radhës e Ligës Profesioniste, ku i pranishëm në takim ishte dhe negociatori Fidel Ylli, ku ka pasur bisedime konstruktive. Z. Ylli tha se ju duhet të riktheheni në fushë në mënyrë që të keni një takim me kryeministrin Rama. Cili është komenti juaj?

Është  e vërtetë që ka qenë një mbledhje konstruktive, ka qenë një takim i lënë nga Liga në mbledhjen e fundit që është zhvilluar. Ka qenë një takim konstruktiv, serioz, korrekt. Ardhja e përfaqësuesit të qeverisë Fidel Ylli është një mbështetje më e madhe për sportin, pasi ne e dimë që Fideli është një njeri i sportit dhe nuk mendojmë që do e përdori politikisht, për përfitime politike. Fideli ka dhënë një opinion të vetin, por tek e fundit vendimet i merr Liga. Opinioni i Fidelit dhe gjate bisedimeve në tavolinë me gjithë antarët që ne me tavolinë mund të zgjidhim shumë gjera.

Tani, kjo nuk është një histori e sotme, por prej një viti, që ato kërkesa që kemi bërë janë një minimum, sepse janë bërë më shumë në takimin e parë ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama. Ne diskutuam me shumë korrektesë me zotin Ylli dhe ai na mirëkuptojë, që do rrim në qetësi këtë javë, nuk do flasim, por ama dhe ne duhet të presim diçka nga qeveria.

Tani se duket sikur është bërë personale kjo puna me qeverinë. Asnjërit nga Liga nuk është se i interesojnë takimet, ne na intereson të zgjidhet ky problem madhor i joni.

  1. Demi, pse qeveria duhet t’i miratojë këto kërkesa?

Tani, këto katër kërkesa duket sikur janë futur vetëm për futbollin. Qeveria po të ketë disa dashamirës ekonomist, e ka një sekond aprovimin. E kuptoni që sporti nuk është thjeshtë Liga, por është edukimi i brezave dhe atje edukohen breza pasi nuk dalin të gjithë futbollista. Nga një ndërrmarrje informale që është shumica e futbollit shqiptar dhe unë që quhem nga më të rregulltit, shofim që nuk ka asnjë ndihmesë. E kuptoni që është shumë turp. Kam qenë me një kolegun dhe mikun tim trajnerin Ilir Daja, ku kemi bërë një bisedë miqsh. A e dini ju që 11- fusha ka sot me 1 milion banorë Tirana. Ka pasur 11 fusha plus me 250 mijë banorë. Ndoshta jemi vendi i rrallë në botë, as Afrika asnji vend, që kemi 1 fushë për 100 mijë banorë. Kështu që janë ca kërkesa shumë normale, pa i vendosur litarin në fyt asnjë njeriu për të cuar futbollin aty ku duhet, sepse ju e dini se si politika afrohet me futbollin.

Lexo edhe :  Vajza u morr peng dhe u fut me forcë në makinë/ Policia gjen çiftin që alarmoi Tiranën

Jo më shumë se para disa vitesh, futbolli jonë pati sukses dhe shkoi në Europian dhe kryeministri jonë i nderuar shkeli rregullat dhe u dha pashaporta diplomatike, jashtë normaliteti. Tani ne nuk mund të gëzohemi me futbollin vetëm kur ka suksese. Ne duhet që ta ndihmojmë futbollin që të ketë gjithmonë suksese, dhe për të pasur suksese duhen të vendosen disa rregulla dhe ligje.

Ca investohet në futboll janë vetëm viktima të këtyre viteve. As unë nuk flas dot se u bëra vite, por ka raste që nuk paguaj dot as qefin tim personal sepse lekët mi ka marrë futbolli. Kështu që kjo punë duhet parë me seriozitet, meqenëse dhe Fideli thot se është serioze dhe une e besoj, kjo është pesë minuta punë. Çohen në Komisionin e Ekonomisë pasi të gjitha janë të shqyrtuara me ekspertë. Në qoftëse  kryeministri jonë do të dëgjojë pseudo-ekspertët e vet që janë ca servila në foma të ndryshme, atëherë kjo punë nuk do të bëhet asnjëherë. Por, dhe ne s’kemi ça bëjmë më shumë, nuk kemi çfarë humbim, prandaj kemi marrë këtë vendimin e fundit sepse ka qenë përpara 1 viti që ne të mos luanim. Presidenti i Federatës, meqenëse ishte ai si kordinatori jonë e mori përsipër për të zgjidhur këto probleme, por nuk u zgjidhën. Tani nuk mund të zgjidhim vetëm kur kemi nevojë për politikë, lë ta zgjidhim për brezat e rinj.

President, jeni pro apo kundër bojkotit?

Në karakterin tim nuk jam ekstremist. Kjo lëvizje është bërë sepse ka ardhur aty ku nuk mban më litari, jam bashkë me ta për lënien e futbollit, lënien e topit dhe lënien e edukimit. Se duke lënë topin, lihet dhe edukimi sepse ndeshjet jane ato që rrisin nivelin. Nuk jam ekstremist për këto gjera, por janë disa gjëra që i kërkojmë minimale që mund të zgjidhen. Dhe në qoftë se siç na tha i deleguari i kryeministrit, i parlamentit që dhe unë fatmirsisht e kam mik dhe kam të drejtë ta besoj, siç kanë të drejtë dhe të tjerët të mos ta besojnë sepse u bë një kohë e gjatë që asnjë gjë nuk bëhet. Prandaj jam plotësisht dakord me bojkotin për momentin.

Por, jo bojkot pafund sepse po të duan për një orë e zgjidhin dhe e dim shumë mirë që si i zgjidh kryeministri Rama kur do.

President të falenderoj për këtë intervistë

Edhe unë Fatjon të falenderoj shumë për mundësin që të flas. Shpresojmë që të bëhet më e mira./Tema

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dropulli grek apo shqiptar? Plas “sherri” mes deputetes së PS-së dhe gazetarit Marin Mema (Dokumentari dhe debati i plotë)

Një ditë më parë në Top Channel u transmetuar dokumentari i radhës i “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema....

Horoskopi, 18 janar 2021

DASHI Në letër ka komplikime dhe zgjedhje të vështira për të bërë. Nëse jetoni dy marrëdhënie në të njëjtën kohë, duhet të kuptoni se në...

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai...

Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër...

“A do dilje me një djalë më të ri?” Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur

Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i...

Lajme të tjera

Web TV