Co*vid shuan muzikantin me famë botërore

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Anëtari i grupit të famshëm “The Four Seasons”, Tommy DeVito nuk ka mundur të fitojë dot betejën me Covid-19. Ai u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë  miku i tij, aktori Alfred Nittoli  përmes një postimi në Facebook.

“Shoku im i dashur Tommy ka vdekur mbrëmjen e kaluar në Las Vegas në orën 9:45. Unë u njoftova nga vajza e tij Darcel”, tha ai.

DeVito, Valli, Gaudio dhe Nick Massi ishin anëtarët e grupit “The Four Seasons”, të cilën sollën hite të mëdha gjatë viteve ’60, përfshirë, “Big Girls Don’t Cry”, “Sherry” dhe “Walk Like a Man”.

Pasi u largua nga grupi në vitin 1990, DeVito punoi si tregtar kartash në Las Vegas për tre vite.

Në vitin 2006, DeVito i tha “Jersey Boys Blog” se përse njerëzit duhet ta kujtojnë grupin e tyre të famshëm.

“Së pari, unë do të doja që njerëzit të kujtojnë të gjithë muzikën e shkëlqyer që ‘Katër Stinët’ bënë së bashku. Pastaj, unë gjithashtu do të doja që njerëzit të dinë se të gjithë bëjnë gabime, askush nuk është perfekt. Nuk kam turp ta pranoj. Unë jam ndëshkuar, kam bërë ca kohë burg dhe kam paguar detyrimet e mia“, tha ai.

Ikona e muzikës ka qenë i martuar me Edda, e cila gjithashtu ndërroi jetë këtë vit, më 30 korrik.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Champions rikthehet me ‘show’/ United ‘makth’ i PSG, Barça shkatërron ekipin e Uzunit

Mbrëmja e parë në Champions League për këtë sezon ka rezervuar spektakël dhe gola në sfidat e para të...

Dendias apel Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të ndalojnë eksportet e armëve në Turqi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar letra homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, duke i nxitur ata të mos eksportojnë...

OBSH: Ja si ndërpritet zinxhiri i infektimeve me Covid-19

Kreu i Shërbimit për Situata Emergjente shëndetësore në OBSH, Mike Ryan, shprehet se mënyra më e efikase për të ndërprere zinxhirin e infektimeve nga...

BE mirëpret marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë: Po ndiqen parimet e fqinjësisë së mirë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e detit. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna...

SHBA heq Sudanin nga lista e zezë e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin Sudanin nga lista e zezë e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Presidenti Donald Trump e bëri këtë deklaratë,...

Lajme të tjera

Web TV