Ekskluzive/Ulet numri i fëmijëve që ndodhen në paraburgim, por 5 të mitur akuzohen për vrasje

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Lajmi i publikuar sot në media se një 14-vjeçar është arrestuar në Durrës sepse në çantën e tij iu gjet një pistoletë, beri jo pak zhurmë në rrjetet sociale.

Por sa fëmijë janë sot në paraburgim apo burg dhe për çfarë ata arrestohen?

Fjala.al ka bërë kërkime në bazë të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Muaj janar është mbyllur me 19 fëmijë të moshës 14 -19 vjeç që kanë qenë në paraburgim dhe muaj korrik me 13 fëmijë.

Kryesisht fëmijët që ndodhen në paraburgim akuzohen për vjedhje dhe vepra të tjera. Ajo që bie në sy është se 5 fëmijë janë aktualisht në paraburgim për vrasje. Ndërkohë për gjatë 7 muajve gjykata ka dënuar me burg fëmijët për vjedhje dhe drogë.

Fjala.al ka ndërtuar një grafik për 7 muajt e parë të vitit.

Fëmijët që janë gjendur në paraburgim për muajt janar-korrik 2020, dhe veprat që kanë kryer.

Për muajin korrik kemi 7 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 6 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Fëmijët ndodhen në paraburgimin e Kavajës. Katër prej të miturve akuzohen për vjedhje. Pesë për vrasje, një për drogë dhe 3 për vepra të tjera.

Për muajin qershor kemi 6 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 6 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Tre prej të miturve akuzohen për vjedhje. Pesë për vrasje dhe 4 për vepra të tjera.

Për muajin maj kemi 3 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 8 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Katër prej të miturve akuzohen për vjedhje. Katër për vrasje dhe 3 për vepra të tjera. Ndërkohë vetëm një fëmijë i moshës 16-18 vjeç  është dënuar nga gjykata me burg për vjedhje.

Për muajin prill kemi 5 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 12 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Lexo edhe :  Kthimi i Kodit Zgjedhor, Meta: Mundësi maxhorancës që të reflektojë

Gjashtë prej të miturve akuzohen për vjedhje. Katër për vrasje dhe 7 për vepra të tjera.

Për muajin mars kemi 4 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 14 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Gjashtë prej të miturve akuzohen për vjedhje. Katër për vrasje dhe 8 për vepra të tjera.

Ndërkohë vetëm një fëmijë i moshës 16-18 vjeç  është dënuar nga gjykata me burg për vjedhje.

Për muajin shkurt kemi 4 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 16 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Shtatë prej të miturve akuzohen për vjedhje. Katër për vrasje dhe 9 për vepra të tjera.

Ndërkohë 3 fëmijë të moshës 16-18 vjeç  janë dënuar nga gjykata me burg, 2 për vjedhje dhe 1 për drogë. Ndër ta një është dënuar me më pak se një vit dhe 2 dy të tjerët me nga 1 deri 3 vite burg.

Për muajin janar kemi 4 fëmijë të moshës 14 -16 vjeç dhe 15 fëmijë të moshës 16 -18 vjeç.

Gjashtë prej të miturve akuzohen për vjedhje. Katër për vrasje dhe 9 për vepra të tjera.

Ndërkohë 4 fëmijë të moshës 16-18 vjeç  janë dënuar nga gjykata me burg, 3 për vjedhje dhe 1 për drogë. Ndër ta një është dënuar me më pak se një vit dhe 2 dy të tjerët me nga 1 deri 3 vite burg.

Nga Laert Miraku/ Fjala.al

Të fundit

Hapet sot spitali Covid3, 150 shtretër dhe 50 mjekë e infermierë

Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që...

Zgjati 6 orë, kryhet me sukses operacioni i vështirë në QSUT

Spitali i ri i Kirurgjisë ka realizuar me sukses një ndërhyrje  të vështirë në ezofag. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë...

“Deti”/ Dendias flet për vizitën në Shqipëri: Apel dypalësh në Hagë

Referuar vizitës së tij në Shqipëri ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur për gazetën greke “Real News”. Teksa është pyetur nga...

Azerbajxhani dhe Armenia akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit

Armëpushimi humanitar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka qenë jetëshkurtër, të dy vendet akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e përpjekjes së tretë të armëpushimit që nga...

Shëndeti i zemrës, vlerat e lëngut të domates

Domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët. Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për një numër...

Lajme të tjera

Web TV