Halit Valteri: Nuk e votoj draftin, Basha u kthye në ‘doktor Covidi’

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shprehur se ai nuk do të votojë draftin e mazhorancës për hapjen e listave.

Sipas tij, edhe pse ky draft do të diskutohet në Komisionin e ligjeve e më pas do të kalojë në Parlament më 1 tetor për tu votuar, ai nuk do të miratohet.

I ftuar në Report Tv, ai bëri edhe një koment për kreun e PD, Basha ku tha se ai është kthyer të jape receta mbi pandeminë.

“Ju siguroj që për grupin demokrat, kjo paçavure nuk kalon nga votat tona. Unë nuk e quaj as draft. Nuk ka as logjikën për tu quajtur draft. Basha u kthye në dhënien e recetave të covidit. Është një pranim për të moslejuar koalicionet dhe për të djegur partitë e vogla. Ne kemi votuar ndryshimet kushtetuese që thonë se listat të hapen të paktën 2/3. Kjo që kanë nxjerrë sot nuk janë të hapura. Nuk ka shans që një kandidatë të marrë më shumë se mesatarja e partisë. Kjo është tallje me sistemin. Nuk do të kalojë. Ai mund të gjejë 20 vota. Unë një kam. Nuk do të ndodhë” – tha Valteri.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Mësuesit në Francë, të burgosurit e Islamit

Prerja e kokës së Samuel Paty, është maja e një ajsbergu shqetësues. Në fakt, vendi po humbet bastin e...

L’echo de Paris (1913)/ Intervista ekskluzive me Isa Boletinin në Londër

“L’Echo de Paris” ka botuar, të hënën e 5 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të Isa Boletinit,...

Probleme me zbokthin? Maska natyrale për ta zhdukur këtë problem

Zbokthi krijohet për shkak të sëmundjes së lëkurës së kokës. Kjo nxit të kruarit, dhe shfaqjen e “pikave të pakëndshme të bardha”. Këtë problem mund...

Studimi i “The Lancet” për sistemin shëndetësor, ja ku renditet Shqipëria

Revista mjekësore “The Lancet”, ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të...

Tiranë/ Tentoi të korruptonte policin pasi kaloi semaforin me të kuq, arrestohet i riu

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të korruptonte policin për të mos i vënë gjobë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi me...

Lajme të tjera

Web TV