Ja kur do të jetë gati vaksina anti-Covid në Shqipëri

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

E gjithë bota është në luftë me kohën dhe pandeminë për krijimin sa më shpejt të vaksinës, anti-Covid-19. Teksa rastet po shtohen në të gjithë botën dhe ekziston frika për një valë të dytë, krijimi I vaksinës është kthyer në një nevojë jetike.

Deri tani, 8 vaksina kundër koronavirusit janë thuajse në faza përfundimtare për t’u prodhuar. Mesi i vitit të ardhshëm besohet se një prej këtyre vaksinave të certifikuara do të jetë edhe në Shqipëri. Marrëveshja që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Covax siguron aksesin që vendi ynë të mund të blejë dozat e para, të një vaksinë të sigurt:

“Ka në listën e tyre ato 8 vaksina të cilat janë më të avancuara dhe që janë në fazat e testimit klinik. Mendoj që në mesin e 2021-t, mund të fillojë përdorimi masiv i vaksinës, sepse pavarësisht se mund të ketë kompani të cilat janë goxha të avancuara me prodhimin, duhet të shohim efektet afatshkurtër dhe afatgjatë”.

Shqipëria do të ketë akses të marrë doza të vaksinës së Covid për 20% të popullatës, ndaj dhe ekspertët kanë nisur sugjerimet për grupet që duhen vaksinuar të parët:

“Personeli shëndetësor, arsimtarët, sëmundje kronike të popullatës. Gazetarët, mediat janë të përfshirë në grupin e riskut…”

Marrëveshja me Covax, nuk e pengon vendin tonë që të marrë një tjetër vaksinë që nuk është pjesë e këtij grupimi, por së pari ajo duhet të jetë e licencuar dhe e sigurt për përdorimin në popullatë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kosovë/ Vrau dhe dogji trupin e shokut të tij, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari

Gjykata ka dhënë vendimin për autorin e vrasjes së Shkodran Bytyçit në Kosovë. Si shkak i vrasjes makabër të...

Vrasje dhe terrorizëm, kush janë dy të dënuarit që OFL u ‘trokiti’ në derë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Elbasan dhe Cërrik, ku i ka kërkuar deklarim të pasurisë 2 subjekteve. Mësohet se bëhet fjalë për...

Ujë tërshëre, ideali për të eliminuar dhjamin rreth barkut për 7 ditë

Tërshëra ka disa veti të dobishme për trupin tonë, duke përfshirë mbrojtjen e zorrëve tona, forcimin e zemrës dhe përshpejtimin e metabolizmit tonë. Për të...

A e kanë të rinjtë mendjen vetëm për të festuar?

Një studim i ri tregon, se sa e ka ndryshuar Corona jetën e të rinjve. Ai kundërshton klishetë e njohura, se rinia kërkon vetëm...

Vasillaq Vangjeli, aktori i madh me diapazonin tragji-komik

100 role në teatër, kinematografi dhe estradë përgjatë 45 viteve karrierë. Nga Leonard Veizi Ai ishte aktor shumë dimensionalësh. Zotëronte batutën e humorit dhe dinte të...

Lajme të tjera

Web TV