Shifrat e frikshme/Topalli: Fajtorët për largimin e të rinjve kanë emra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për largimin masiv të të rinjve nga vendi. Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook statistika të largimit të shqiptarëve ku thekson se pjesa më e madhe e atyre që largohen janë të rinj. Ndër të tjera, Topalli shkruan se janë tre fajtorë për largimin e tyre, por pa përmendur emra.

Postimi i plotë i Topallit:

Mjeranet kane frike nga ndryshimi!
30.5 mijë shqiptarë, kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera ,nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s!
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj.
78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç, sipas Eurostatit.
Fajtoret per kete boshatisje te vendit kane emra. Jane tre shahistet qe mendojne se vendosin per jeten e fatin e cdokujt.
Prandaj po mbyllin sistemin e po vendosin pragje qe te mos lejojne me ligj asnje levizje per ndryshim.
Mjeranet!
Por e keqja s ‘ka fund!
Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.
Kjo eshte drama me e madhe shqiptare.
Drame qe kerkon kurajo per te ndryshuar situaten!
Kurajo per te thene te verteta.
Kurajo per te sjelle ndryshimin e shpresen!

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV