Si t’i “gjykojmë” sipërmarrësit?

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

A janë biznesmenët të motivuar vetëm nga fitimi apo …?

Mbështetja dhe inkurajimi efikas i sipërrmarjes nuk mund të bëhet nëse nuk kuptohet sa e si duhet si funksionon në të vërtetë sipërmarrja, gjë që kërkon kuptimin e vërtetë të motiveve reale të biznesmenëve.

Nga Philippe Silberzahn

Greeds is goog” (Etja për fitim është e mirë). Me siguri që gjithkush kujtohet për këtë shprehje të famshme të Michael Douglas, që interpretonte personazhin Gordon Gekko, një financier i rangut të lartë në filmin Wall Street. Nëpërmjet një personazhi atipik, nga ata që frymëzojnë shpesh Hollyvood-in dhe që ne i marrim pothujase gjithmonë shumë seriozisht, Gekko arrin të simbolizojë mentalitetin mjaft të përhapur në botën e biznesit, të shefave të sipërmarrjes e, për pasojë, edhe të vetë sipërmarrësve. A është sipërmarrësi i motivuar ekskluzivisht nga etja për fitim? Le t’i rrikthehemi një modeli të menduari solid, por njëkohësisht edhe shumë të gabuar.

Çfarë e motivon një sipërmarrës për të krijuar një biznes? Kjo pyetje i ka munduar kërkuesit shkencorë që prej një kohe të gjatë. Për shumë prej tyre, nuk ka asnjë dyshim: ai është i motivuar nga uria për fitim, nga maksimizimi i të ardhurave, shkurt, nga grykësia për pasuri. Por grykësia është një veti shumë e vjetër e njerëzimit, e dënuar vazhdimisht nga tekstet më të vjetra fetare.

Ajo nuk lindi bashkë me kapitalizmin, ajo nuk është aspak veti ekskluzive e sipërmarrësve apo tregtarëve, por është veti e gjithë njerëzimit. Pothujase të gjitha qeniet njerëzore kërkojnë të kenë apo të zotërojnë sa më shumë, në vend që të pranojnë të kenë më pak; dëshira për akumulim është universale dhe e përjetshme, si te plaçkitjet e vikingëve, ashtu edhe te kalorësit mesjetarë, te conquistador-ët apo pronarët e fondeve të mëdha financiare bashkëkohore. Shumë pak njerëz refuzojnë rritjen e pagës së tyre, ndërsa pjesa më e madhe e jona ka kursime, para të akumuluara në një bankë, apo përpiqet vazhdimisht të ketë sa më shumë të tilla. Gjithçka duket e njëjtë për të gjithë, për t’iu referuar një shprehje të dashur për ekonomistët, ne preferojmë të kemi më shumë para, sesa të kemi pak të tilla, ndërkohë që të gjitha gjërat nuk janë të njëjta për të gjithë.

Çfarë tregojnë kërkimet: motivimet janë të ndryshme

Në mënyrë të çuditshme, konceptet e mësipërme vazhdojnë të jenë dominuese, ndërkohë që kërkimet apo studime të shumta kanë kohë që dëshmojnë se motivimi i sipërmarrësve është i ndryshëm, apo shumë më i gjerë, sesa thjesht grykësia për fitime. Natyrisht, që grykësia apo pangopësia me para ekziston. Unë kam njohur një biznesmen që më ka pohuar se ky ishte motivi i vetëm i jetës dhe i aktivitetit të tij: “Philippe, në jetën time dua veçse një gjë, të fitoj sa më shumë para.” Por, këto janë raste të rralla, unë kam takuar pak raste të tilla, ndërkohë që ky lloj motivimi realizohet më lehtësisht dhe me rrezik më të ulët në mjediset financiare se ato sipërmarrëse.

Ashtu siç e ka nënvizuar dhe psikologu amerikan David Mçlelland, i cili ka studiuar gjerësisht “sjelljen e sipërmarrësve”, ta imagjinosh sipërmarrësin të drejtuar dhe motivuar vetëm nga pangopësia për para, nga nevoja për të fituar me çdo kusht, apo nga etja për fitime, është një thjeshtësim që nuk përputhet me realitetin.

Duke iu referuar studimeve mbi sipërrmarësit në shek. XIX ai konkludon: “shumica e këtyre njerëzve nuk dukej se motivoheshin vetëm nga dëshira për para apo për fitime pa limit.” Sipas tij, motivimi kryesor primar i sipërmarrësve është nevoja për të realizuar, kënaqësia për të krijuar diçka të re, motivim që e gjejmë shpesh dhe tek artistët dhe kërkuesit shkencorë.

Fakti që ekziston detyrimisht një motivim për të krijuar një biznes, korrespondon me një model apo mënyrë të menduari, me një besim që është thjesht dhe vetëm besim. Pyetja “Çfarë e motivon një sipërmarrës në krijimin e një biznesi” supozon se paraprakisht duhet një motivim i cili i paraprin aktit të krijimit të biznesit. Modeli mendor këtu është se qëllimi i vetëdijshëm është i nevojshëm për veprim dhe se, midis të dyve ekziston një ndarje e dukshme.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Ky është gjykim kartezian, dhe si çdo model mendor, ai nuk është universal. Ka shumë raste kur krijimi rezulton nga një seri veprimesh të cilat, fillimisht, nuk ishin të destinuara apo nuk kishin objekt atë krijim. Sipas Lisa Shoen, bashkëthemeluese e U-Haul, rrjeti më i madh i tregtimit të makinave të përdorura në Shtetet e Bashkuara, “Javët e para ne nuk kishim asnjë ide se po fillonim një biznes.” Lisa dhe bashkëshorti i saj u huazonin miqve të tyre rimorkio të riparuara, pastaj miqve të miqve të tyre… dhe iu desh shumë kohë për të kuptuar që njerëzit do të ishin të gatshëm të paguanin për një shërbim të tillë.

Performanca, logjika e veprimit të sipërmarrësve, tregon, përmes studimeve të shumta, që motivimi për të krijuar biznese nuk është domosdoshmërisht fitimi i menduar paraprakisht. Ajo nuk thotë se “sipërmarrësit nuk motivohen nga fitimi”. Ajo thjesht nënvizon se, nga ajo që vërejmë, ky nuk është gjithmonë, një motiv kryesor. Shkon akoma më tej duke përcaktuar një teori të sipërmarrjes e cila nuk presupozon ndonjë motivim të veçantë, përveç atij të të vepruarit për arsye të ndryshme. Kjo tregon se disa sipërmarrës motivohen nga pasioni për projektin e tyre, ndërsa të tjerët motivohen nga një kauzë fisnike. Të tjerët nuk kanë pasion, por duan të zgjidhin një problem pa pasur ndonjë ide fikse për ta kthyer atë në një biznes. Të tjerë, ndërmarrin krijimin e një biznesi, pa e kuptuar këtë që në fillim, por duke avancuar hap pas hapi.

Të tjerë, fillojnë të ndihmojnë një mik ose të gjejnë kënaqësi e përmbushje në veprimet kolektive, të shijojnë kënaqësinë e bërjes së gjërave, fitimin e kontratave, të tjerët fillojnë vetëm sepse mendojnë se ata kanë mundësi ta arrijnë një gjë të tillë… përse jo? Gjithsesi, duket se secili ka një motivim specifik, edhe pse ndonjëherë nuk evidentohet asnjë motivim i dukshëm apo i qartë. Bill Hewlett dhe David Packard krijuan HP thjesht sepse donin të punonin së bashku. U deshën pesë vjet për të kuptuar saktësisht se çfarë do të bënin pas krijimit, dhe kompania u bë një nga gjigantët globalë të teknologjisë.

Në këtë këndvështrim, performanca apo suksesi, vë në pikëpyetje vizionin mbizotërues të sipërmarrjes dhe të veprimit njerëzor në përgjithësi, bazuar vetëm në qëllimin e maksimizimit të fitimit. Ky vizion është ai i ekonomistëve klasikë, si Paul Samuelson, teoria e të cilit përmban një zotëri Max U, homo œconomicus, i motivuar nga maksimizimi i fitimit ose i dobisë së tij, një aktor thjesht ekonomik për të cilin asgjë nuk ka rëndësi tjetër përveç fitimit të tij. Ai përcjell një vizion të botës që do të ishte një lloj makinerie gjigante shpërndarëse pijesh. Unë paguaj, marr atë që dua dhe largohem. Ky konceptim u çua në ekstrem nga Jeremy Bentham, për të cilin aktori ekonomik ka vetëm një ambicie të dyfishtë: të maksimizojë kënaqësinë dhe të minimizojë vuajtjen e tij. Në këtë rast jemi në kushtet e paradigmës së maksimizimit: dobia për individët, fitimi për firmat dhe mirëqenia për shtetet.         Kërkime të tjera më të gjera, përvoja jonë e përditshme, dëshmojnë se njerëzit mendojnë shumë ndryshe, shpesh kënaqen me rezultate të pëlqyeshme më shumë se rerzultate optimale, duke reflektuar një vizion shumë më të gjerë të veprimit të tyre ekonomik.

Ju mund të mbështesni dhe inkurajoni në mënyrë efektive sipërmarrjen vetëm nëse kuptoni se si funksionon në të vërtetë ajo, që do të thotë të kuptoni se çfarë i motivon me të vërtetë sipërmarrësit, jo vetëm për të filluar një biznes, por veçanërisht për të vazhduar zgjerimin dhe konsolidimin e tij. Pranimi se ata nuk ndjekin thjesht dhe vetëm një logjikë të optimizimit të fitimit të tyre dhe se nuk janë të motivuar të gjithë nga fitimi, se motivimi i tyre është shumë më i larmishëm. Ky është një hap i rëndësishëm për të shmangur keqkuptimet ndaj sipërmarrësve në raportet me ta.

Përktheu

Adrian CIVICI

Të fundit

“Deja Vu”/ 27-vjeçari vritet nga Policia, shpërthejnë protestat në SHBA

Në SHBA kanë shpërthyer protestat masive pasi policia qëlloi për vdekje një 27-vjeçar, një ngjarje e ngjashme me atë...

A do të luajë ndaj Barcelonës? Del përgjigjia përfundimtare për Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në sfidën mes Juventusit dhe Barcelonës. Portugezi nuk e ka kaluar ende Covid-19 dhe pasditen e së martës...

Policia jep detaje për arrestimin e avokatit në Lezhë: Efektivit i grisi bluzën dhe e goditi me grusht

Policia e Lezhës ka sqaruar arrestimin e avokatit Gjergj Neli pasditen e sotme, pasi bashkëshortja e tij akuzoi policinë se kishin ushtruar dhunë ndaj...

Presidenti i Barcelonës jep dorëheqjen para sfidës me Juventusin

Joseph Bartomeu dhe grupi i tij i drejtuesve, kanë dhënë dorëheqjen nga Barcelona 24 orë para ndeshjes me Juventusin. Njeriu që mbajti për 7 vite...

Ndalohen 5 sirianë në Pogradec

Policia në Pogradec ka ndaluar 5 shtetas sirianë. Mësohet se refugjatët e arrestuar ishin refugjate dhe po udhëtonin me një maninë. Por kur mjeti ka...

Lajme të tjera

Web TV