Çuçi: Franca ka 350 lloje djathërash, por Shqipëria ka….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një shprehje që ka përdorur presidenti i Francës Jacques Chirac. Sipas tij ishte e vështirë të qeverisësh  një vend me  350 lloje djathërash. Por në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çuçi ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të kemi shumë lloje djathërash, por pika jonë e fortë është cilësia.

-Jacques Chirac ka thënë se si mund ta qeveris unë një komb që ka 350 lloje djathërash.  Ne nuk kemi marka djathërash.

– Nuk kemi sigurisht. Kam miratuar një ligj për markat, për produktet e origjinës, për traditën. Ka një ligj për këtë punë. Po bëj akte nën ligjore. Kam bërë dy, tani po bëj dhe dy. Është marrë legjislacioni francez pikërisht për këto gjëra. Bëhet studimi pasi shkohet shihet zona. Bëhet hulumtimi i thellë se a është kjo zonë e aftë të prodhojë një djathë me cilësi . A ka një traditë të caktuar. Ne nuk konkurrojmë dot me sasira, Shqipëria është vend shumë i vogël. Forca jonë e konkurueshmërisë duhet të jetë cilësia./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV