“Do ta zgjidhja sërish Shqipërinë”, Jordan anëtari i shtatë i familjes shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
“Duhet të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Armenisë. Nuk njihja asnjë prej këtyre vendeve dhe mu desh të bëja disa kërkime. Në “Google Image” Armenia më dukej e ftohtë dhe e egër. Me Shqipërinë gjithashtu u prezantova fillimisht nëpërmjet fotografive. Mendova se gjeta atë që më duhej. Det, mal, diell dhe pafund vende të bukura për të vizituar”
Jordan sapo ishte kthyer nga një eksperiencë shumë e bukur 3-vjeçare në Taiwan. Kishte punuar dhe jetuar në Taipei, kryeqytetin e Taiwanit duke mësuar shumë nga kultura taivaneze. Por ishte në kërkim të diçkaje tjetër.
Kthehet në vendin e tij të lindjes, në Lousville, një qytet i vogël në Kentucky të Amerikës atje ku kishte jetuar dhe studiuar për 22 vite.
Ka studiuar për biznes dhe para se të fillonte udhëtimin e tij drejt njohjes së kulturave të reja, punonte në bankë. Punën në bankë e tregon si një eksperiencë të mërzitshme.
I duhej të rrinte me orë të zgjatura në zyrë dhe ditët ju bën shumë monotone.
Organizata joqeveritare ‘Korpusi i Paqes’ i jep mundësinë përmes një aplikimi online të zgjidhte ndërmjet dy shtete: Shqipërisë dhe Armenisë, ku do të jepte vullnetarisht kontributin e tij për 2 vite.
Jordan ndodhet në vendin tonë prej 2 vitesh. Fillimisht u vendos në qytetin e Lushnjes, në një familje vendase prej 6 anëtarësh, të cilët mikpritën Jordanin për 6 muaj si anëtarin e tyre të shtatë.
E si mund ta niste më mirë njohjen me zakonet shqiptare dhe familjen që e priti përveçse duke rrufitur çdo mëngjes një filxhan kafeje turke me nënë Qamilen , gjyshen e shtëpisë.
Shoku i tij i dhomës do të ishte Laerti, djali i vogël i familjes, me të cilin u miqësua shumë dhe u bë udhërrëfyesi i tij për të njohur qytetin.
Ndërsa me dy vajzat e mëdha, kontaktet ishin me të rralla sepse njësoj si Jordan, Juliana dhe Xhoana ishin larguar nga familja për studime. Për një familje të madhe si e tyre, ardhja e Jordan solli më shumë të qeshura dhe gjallëri gjë e cila Mirandës dhe Rolandit i kishte munguar që prej largimit të vajzave të tyre në universitet.
Por amerikani që kishte ardhur në lagje nuk u miqësua vetëm me familjen ku jetonte. Sa herë që në shkallën e pallatit fqinjët përgatisnin diçka të mirë për të ngrënë i pari që do ta provonte ishte Jordan.
Shumë afër me shtëpinë e familjes pritëse ai do të kishte edhe punën. Që prej fillimi e deri tani, kur kontratës së tij me Korpusin e Paqes po i vjen fundi , ai ka shërbyer vullnetarisht në një prej gjimnazeve të këtij qyteti duke ndihmuar nxënësit e kësaj shkolle në perfeksionimin e gjuhës angleze. Ky ishte dhe qëllimi i tij kryesor, të kontribuonte vullnetarisht në vende jo shumë të zhvilluara si Shqipëria.
Jordan Trabue u gjend sërish përballë një kulture dhe një vendi krejt të panjohur për të, por pavarësisht vështirësive që e prisnin deri në integrimin e tij në këtë komunitet , ishte pozitiv dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
Bashkëjetesa në familjen shqiptare e ndihmoi shumë 27-vjeçarin për tu përshtatur. Po fillonte pak nga pak të mësonte gjuhën shqipe dhe bashkë me gjuhën po përshtatej më së miri në një familje shqiptare, e cila ishte shumë larg dhe ndryshe kulturës prej nga ai vinte. “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte pozitiviteti dhe gjallëria që e karakterizonte ktëtë familje ” :-thotë Jordan.
Bashkëjetesa në këtë familje e bëri të kuptoj më mirë zakonet, traditat dhe të shijoji ushqimet tradicionale shqiptare ndër të cilat veçon ‘tavën e kosit’. Por për të kuptuar më mirë traditat e një vendi të vogël si Shqipëria duhet ti njohësh dhe ritet e këtij vendi. Një nga eksperiencat që Jordan veçon është pjesëmarrja në një dasmë shqiptare. Shprehet i mahnitur nga energjia dhe koha që i duhej një familjeje për organizimin e dasmës.
“Kishte shumë mish dhe alkool , njerëz që festojnë deri në orët e para të mëngjesit duke kërcyer valle që unë përpiqesha ti imitoja me sa mundesha” rrëfehet ai mbi këtë eksperiencë të veçantë.
Pas 6 muajsh Jordan largohet nga familja Shemuni , i gatshëm dhe i përgatitur mjaftueshëm për të jetuar i vetëm por duke mos harruar familjen që e priti më shumë dashuri. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ai tregon gjithashtu se ka vizituar shumë qytete të Shqipërisë. Duke më treguar mbi pasionin e tij për historinë nuk mund të linte pa përmendur si vende që i kanë lënë mbresë: Gjirokastrën, Beratin , Krujën dhe Butrintin.
Qëndrimit të tij në Shqipëri si vullnetar po i vjen fundi por kjo nuk do të thotë se Jordan po e lë Shqipërinë. Tregon se nga vendi i tij i mungon shumë kafja amerikane dhe kinematë mundësi që sipas tij ja ofron vetëm Tirana. Së shpejti Jordan do të zhvendoset në kryeqytet duke menduar kështu të vazhdojë ende rrugëtimin e tij në vendin tonë. Duke dëgjuar me vëmendje rrëfimin e tij , natyrshëm e pyes nëse e ka menduar ndonjëherë Shqipërinë si një vend ku mund të ndërtojë të ardhmen dhe familjen e tij. “Do ta zgjidhja sërish Shqipërinë,”-përgjigjet Jordan. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV