Ekzekutimi në Elbasan/“Nëse do shpërthente tritoli rrafshohej pallati”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nëse armatimi që Lefter Zhidro kishte në banesë do të shpërthente do të rrafshohej i gjithë pallati 5 katësh në lagjen “11 Nëntori” deklaroi sonte gazetari Artan Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha tha se Zhidro është eliminuar me snajper me një plumb në kokë. Po sipas Hoxhës, gjatë kohës që ishte i rrethuar nga policia, ai përgatiti bombolën e gazit dhe arsenalin e armëve për t’u përballuar me RENEA-n. Gazetari Hoxha theksoi se i moshuari më parë ka qenë polici, ndërsa në të njëjtën profesion kishte punuar edhe djali i tij deri në vititn 2008.

Sot është shmangur një tragjedi në Elbasan, pasi nëse ai armatim do të shpërthente do të ishte një tragjedi. Zhidro nuk e kishte përgatitur më parë armatimin, por gjatë kohës që ishte rrethuar nga policia. Madje ai gjatë kohës që ka negociuar me policinë ka punuar brenda në banesë për të përgatitur municionet.

Qitjet e tij me kallashnikov janë bërë nga brenda banesës, depërtuan në derë dhe mbetën në mburojën anti-plumb, pas mburojës ishin efektivët, që i shpëtoi. Gjatë momentit që zhvilloheshin ngjarjet ai kishte hapur televizorin dhe shikonte se çfarë flitej për atë. 

Ka qenë i acaruar se disa nuk e quanin mirë mendërisht. Efektivët kanë kërkuar që të priteshin dritat në zonë në mënyrë që të mos shikonte përmes televizorit se cfarë po ndodhte. RENEA hodhi granatën ‘strum’ dhe gaz nervor, por ai kishte njohuri ushtarake, pasi kishte marrë një peqshir të lagur dhe e kishte vendosur në fytyrë. Madje kishte vendosur edhe lavariçen në korridor për ta mbrojtur nëse do të sulmohej.

Zhidru u qëllua me një plumb të vetëm me snajper në kokë. Por nuk dihej nëse kishte vdekur dhe fillimisht në shtëpi kur u shkallmua dera u fut qeni nga RENEA. Por sot është shmangur një tragjedi, pasi aty është shmangur një tragjedi, pasi nëse do të shpërthente eksplozivi pallati do të rrafshohej. Ai është pallat i vjetër dhe po të shpërthente ajo sasi eksploziv do ta rrafshonte. Zhidru ka qenë polic, po ashtu edhe djali i tij deri në vitin 2008” tha Hoxha.

Të fundit

“Kjo nuk ndodh”/Meta paralajmëron: Ka një përpjekje për të marrë vulën e P

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar një program televiziv, është shprehur se, ka një përpjekje për...

“Unë nuk them ‘po shefi’…”, Kryemadhi rrëfen konfliktin me Metën: E gjitha nisi

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga...

Përse ka konflikt politik me Metën? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga...

Dhjetëra monumente në Shqipëri në rrezik

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga...

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër. “Kemi...

Lajme të tjera

Web TV