Hajdari opozitës parlamentare: Kemi kërkuar të hiqet pragu zgjedhor, nënshkruani propozimin

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Deputetja e Opozitës Parlamentare,Rudina Hajdari, ka folur jashtë Kuvendit teksa ka vënë theksin tek hapja e listave 100%.

Ndër të tjera Hajdari i ka bërë thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin e me disa pika shtesë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deputetja Rudina Hajdari nga jashtë Kuvendit i bëri thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë sa i takon Kodit Zgjedhor. Në një prononcim për mediat Hajdari u ndal tek pika më me rëndësi për të, hapja e listave 100%.

“Ajo çka duhet ne të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari. Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë.”, tha Hajdari. Teksa u pyet në lidhje me thirrjen e deputetit Andi Përmeti për të bojkotuar Kuvendin në rast se nuk sillet një ligj për hapjen e listave, Hajdari tha:

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë.”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Peshëngritja vendos piketat e Asamblesë Zgjedhore, skualifikohet kandidatura e ish-presidentit

Skualifikohet kandidatura e Gjozës për president dhe dy kandidatura për Këshill Drejtues. Më 14 nëntor 2020, Federata Shqiptare e...

Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.9 ballë shkatërron një pallat në Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të...

Ardian Ismaili debuton për Specian, luan për afro 15 minuta në fitoren në Kupë

Luan për afro 15 minuta në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka mbetur i kënaqur me...

Mbyllje e dytë nga COVID-19? Basha: Po fshehin shifrat

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje...

Pamje të frikshme nga Turqia/ Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 6.6 ballë (Foto dhe Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë dhe Greqinë. Epiqendra ishte në ishullin grek të Samos që ndodhet pranë brigjeve turke. Qyteti...

Lajme të tjera

Web TV