Lajçak: Të hënën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, përjashtohet tema e Asociacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi mes shefave negociatorë të këtyre dy vendeve.

Koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, në nivel ekspertësh është, Skender Hyseni, derisa pala serbe përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se temë e diskutimit do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore.

“Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Kryeministri Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të enjten, ka thënë se marrwveshja pwr Asocacionin e komunave me shumice serbe është e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet më për të.

“Kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pastaj marrëveshja tjetër me parime e vitit 2015 që në fakt e përmirëson marrëveshjen e viti 2013. Pra, kjo nuk është temë që hapet në procesin e dialogut”, ka deklaruar Hoti.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo edhe :  Media greke: Fredi Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet

Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015), nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Në fakt, është e diskutueshme që Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumica. Janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në një adresim për media, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Kosovën në Bruksel, por theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e pashmangshme.

Ai këto komente i ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të vazhdojë dialogu me 28 shtator.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel./REL

 

 

 

 

Të fundit

Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara...

Tmerri i një lufte tek “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

Nga Leonard Veizi Mizoritë e një lufte nuk mund të përshkruheshin më mirë se nga dora e një mendje brilante që ishte instaluar brenda qenies...

Euro bie në rekord historik/ Kursi i këmbimit, 16 prill 2024

Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot blihet me 100.3 lekë, ndërsa...

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës....

Një vaksinë orale mbron nga infeksionet e përsëritura të urinës për vite me radhë

Një spray që duhet aplikuar nën gjuhë redukton shfaqjen e infeksioneve urinare dhe mund të zvogëlojë përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk janë gjithmonë...

Lajme të tjera

Web TV