Nuk mjafton ‘predha’ e Nafiut/ Tottenham shuan ëndrrën e Shkëndijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham ka shuar ëndrrën e Shkëndijës së Tetovës për të kaluar më tej në Europa League. “Spurs” ishin favoritët e padiskutueshëm të kësaj sfide, megjithatë Shkëndija vinte me shpresën për të bërë të pamundurën. Ndeshja nisi që në fillim keq për Shkëndijën, pasi në minutën e 5-të, Son bëri gjithçka mirë duke gjetur të lirë Lamelën, i cili kaloi në avantazh anglezët. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe Shkëndija ja doli të mbrohej mirë pas sulmeve të Spurs. Pjesa e dytë ishtë ajo që çoi peshë zemrat e tifozëve, pasi në minutën e 55’, Vladimir Nafiu barazoi rezultatin me një predhë nga jashtë zonës duke lënë portierin Joe Hart, me ‘gisht në gojë’.

Në këtë moment të gjithë tifozët filluan të ëndërronin dhe të shpresonin se mund të ndodhte ndonjë mrekulli, por i përhershmi Son, u harrua në zonë nga mbrojtësit e Shkëndijës, dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 70’, duke rikthyer Tottenhamin në avantazh. Ekipi i Gjokës duket se pësoi një goditje psikologjike nga ky gol dhe u shpërqëndrua në fushë. Pas kësaj Tottenhami dominues, shënoi edhe golin e tretë, me Kane që shfrytëzoi krosin e Son duke dërguar topin në rrjetë. Bomberi anglez i vuri vulën sfidës duke eleminuar Shkëndijën e Ernest Gjokës, me këtë të fundit që kishte përballë një ekip të klasit botëror, të drejtuar nga një trajner i klasit botëror si Jose Mourinho.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Lajme të tjera

Web TV