Paralajmërimi për protestë, mjekët sot në Kryeministri për të negociuar për 4 kërkesat (DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është duke u zhvilluar një takim mes një grupi mjekëve të QSUT-së me përfaqësues të qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e Kryeministrisë.

Përfaqësuesit e bluzave të bardha janë: Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini. Burimet për mediat bëjnë me dije se pjesë e takimit do të jetë dhe kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

Kujtojmë se ky takimi po zhvillohet pas paralajmërimit të protestës së bluzave të bardha. Sipas mjekëve atyre u është refuzuar kërkesa për protestë nga policia pasi në kushtet e pandemisë kjo përbën një shkelje ligjore.

Ndërkohë në takimin e sotëm katër kërkesat e parashtruara nga mjekët janë:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të fundit

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

​​NASA po kërkon ndihmë për të sjellë në Tokë mostra shkëmbi të mbledhura në Mars

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga Perseverance në Mars në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se...

Historia e shkencëtarit Benjamin Franklin: njeriu i vetë-krijuar i shekullit XVIII

Nga syzet bifokale te rrufepritësit, nga soba te parashikimet e motit: të gjitha shpikjet e Benjamin Franklinit, gjeniut më eklektik të shekullit të tetëmbëdhjetë. Le...

Lajme të tjera

Web TV