Sot Kuvend/ Debate për hapjen e listave! Në rend dite interpelancë me Ballukun, betimi i Evis Kushit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme parlamentare pritet të ketë debate të “zjarrta”, ku edhe pse nuk është pjesë e renditet të ditës, fokusi i diskutimeve do të jetë hapja e listave!

Megjithatë, referuar rendit të ditës, seanca do të nis me interpelancën me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kërkuar nga deputeti Koçi Tahisi për rrugën e Qafë- Plloçës.

Sot pritet gjithashtu të bëhet betimi i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, e cila zëvendëson Besa Shahinin, si edhe votimi për tre dekretet e rrëzuara nga presidenti Ilir Meta për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Rendi i ditës i seancës plenare
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.
lnterpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë kërkuar nga një grup deputetësh.
Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.591, date 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shteti t” të ndryshuar””.

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.589, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. l 02/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.
Dekret nr. 11.731, datë 17.09.2020 “Për shkarkim ministri”.
Dekret nr. 11.732, datë 17.09.2020 “Për emërim ministri”.

Njoftim/miratim i draft kalendarit tri javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator – 16 tetor 2020″.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV