Superiorja e Shqipërisë vuan eksodin drejt Superligës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë afro 50 futbollistët që kanë lënë kampionatin e Shqipërisë për atë të Kosovës, çka nënkupton se Kategoria Superiore ka humbur as më pak e as më shumë, por dy ekipe të plota.

Dikur Shqipëria ishte “Meka” së cilës i drejtoheshin të gjithë futbollistët nga Kosova, të cilët synonin më pas të gjenin fatin nëpër klubet e Evropës, pse jo, të vishnin edhe fanellën e shumëdëshiruar kuqezi, që ishte një pasaportë e dobishme për një karrierë më të mirë.

Por vitet e fundit e, sidomos, në sezonin që sapo ka nisur kjo prirje ka ndërruar kah, me një numër të konsiderueshëm futbollistësh me pasaportë shqiptare apo me pasaportë të Kosovës, por që sezonin e shkuar e kanë mbyllur në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, që kanë zgjedhur ta zhvendosin më në verilindje të trevave shqiptare karrierën e tyre.

Në një vështrim të shpejtë, janë plot 25 futbollistë me pasaportë shqiptare që janë federuar këtë sezon me klubet e nivelit më të lartë të Kampionatit të Futbollit të Kosovë, që njihet si Superliga, dhe vetëm dy ekipet që janë ngjitur rishtas, Arbëria e Dobrunjës dhe Besa e Pejës, nuk kanë marrë lojtarë nga klubet e Superiore së Shqipërisë.

Nga një lojtar kanë Ballkani i Suharekës, Drita e Gjilanit dhe Trepça ’89 e Mitrovicës, kurse më tej vijojnë me dy Ferronikeli i Drenasit, me nga 3 Prishtina dhe Drenica e Skënderajt. Plot 5 lojtarë me pasaportë shqiptare ka federuar Llapi i Podujevës, ndërsa rekordin e mban nënkampionia e Kosovës, Gjilani, që, së bashku me trajnerin Gentjan Mezani, ka plot 9 vetë me pasaporta shqiptare.

Shto këtu edhe 4 lojtarë të tjerë, me pasaporta joshqiptare, që kanë ardhur këtë sezon nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, bëjnë gjë skuadra e Mezanit të jetë në fakt një ekip i plotë i zhvendosur nga niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit në nivelin më të lartë të Kampionatit të Futbollit të Kosovë. Përveç 25 lojtarëve me pasaportë shqiptare, janë edhe 11 lojtarë të tjerë me pasaporta të tjera, që lanë Superioren e Shqipërisë për Superligën e Kosovës.

Lexo edhe :  Gjermania “vallëzon” dhe mposht pastër Francën në Lyon

Ndërsa janë edhe një numër i konsiderueshëm njohjesh të vjetra të futbollit të Shqipërisë, si Leci, Fazliu, Rexha, Malaj, Krasniqi, e të tjerë, që tanimë militojnë në futbollin e Kosovës. Dhe të gjithë këta e çojnë në afro 50 numrin e futbollistëve që kanë lënë kampionatin e Shqipërisë për atë të Kosovës, çka nënkupton se Kategoria Superiore ka humbur as më pak e as më shumë, por dy ekipe të plota.

Lexo edhe : Tremujori i dytë, infektimet nga COVID-19 pësojnë ulje
Dhe kjo është një kambanë që u dëgjua edhe në mbledhjen e gushtit të presidentëve të klubeve, por së cilës nuk iu vu veshi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë,...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Lajme të tjera

Web TV