Ushqimet e skaduara janë shqetësim për të gjithë. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi deklaron se disa kategori produktesh ushqimore tolerohet të konsumohen edhe pasi iu ka kaluar data e skadencës. Sipas tij, ato humbasin vlerat ushqyese, por nuk rrezikojnë jetën e njerëzve.
Në gjithë botën kur afron data e skandencës ka oferta. Ka grupe ushqimesh që po erdhi data e skadencës duhet ta heqësh fare dhe duhet ta likuidosh. Ka ushqime që pavarësisht që i vjen data e skadencës po të ri-ambalazhohet, të ribëhet, mund të përdoret prapë. Ka produkte që rifuten në qarkullim. Ka gjëra që tolerohet edhe pas datës së skadencës me një afat të caktuar. E heq nga vitrina dhe e rifut por e shkruan atje sepse mund të humbasë vlerën ushqimore, por nuk është rrezik për jetën. Nëse vlerën ushqimore e ka pasur të nivelit 5, i bie në nivelin 3. Merr një vlerë ushqimore, por e merr më të vogël. Markata që janë linja europiane, nga Europa e marrin këtë standard. Nuk e shpikëm ne./Fjala.al/Ke.Ba