Veliaj: Jap dorëheqjen nëse uji në Pogradec është më i lirë se në Tiranë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur në lidhje me çështjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Gjatë një interviste në emisionin, “Opinion” Veliaj deklaroi se uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit. Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie ”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai shtoi se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Edvin Kulluri: “Qeveria e keqe, por opozita edhe më e keqe”

Edvin Kulluri deklaron se Partia Demokratike është duke funksionuar shumë keq prej vitesh që nga drejtimi i kryetarit të...

Miratohet marrëveshja e qeverisë dhe Pfizer për vaksinën antiCovid

Këtë të hënë është votuar marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat antiCovid. Kuvendi ka miratuar ditën e sotme 3 aktet normative të marrëveshjes...

Vaksina ndaj COVID-19/ Rama: BE nuk pa përtej kufijve të vetëvetes

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish në Kuvend Bashkimin Evropian. Rama u shpreh se BE la fatin e vaksinimit të njerëzve të Ballkanit Perëndimor...

Profesori kryen marëdhënie me partneren gjatë mësimit online, studentët shohin gjithçka

Një profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Urbino dha dorëheqjen pasi studentët e tij u ankuan se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale...

Formula 1 shpall ndryshimet e makinave për 2021-shin, e pëson më tepër “Mercedes”-i

Makinat e Formulës 1 për Botërorin e 2021-shit do të pësojnë disa ndryshime. “Mercedes”-i nuk do të përdorë më sistemin “DAS”, që e bëri...

Lajme të tjera

Web TV