Aksion në Durrës/Policia iu merr patentat 259 shoferëve dhe vendos 774 gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun e Durrësit dhe kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve të ndryshme dhe drejtuesve të tyre.

Gjithashtu, shërbimet janë angazhuar maksimalisht duke ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që nuk respektojnë distancën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara:

– 185 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
– 351 masa për përdorimin e celularit;
– 15 masa për shkelje të semaforit;
– 774masa për parakalime të gabuara;
– 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët, për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. /Ra.My.Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=2869274026692283&extid=fJnoT44NzbNZ13mV

 

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV