Dy vëllezër janë arrestuar pasi kultivonin lëndë narkotike në banesat e tyre.
Pas kontrolleve në disa banesa në fshatin Zerqan u vu në pranga 58-vjeçari me inicialet N.S dhe 46-vjeçari me inicialet B.S, të dy vëllezër. Pas kontrollit në banesën e tyre iu gjetën 60 rrënjë kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./Re.Gu/Fjala.al