Ditën e djeshme, fotografi i njohur shqiptar Arben Çeli, u nda nga jeta në mënyrë të papritur.
Ndërkohë, sot për humbjen e të atit, ka reaguar edhe vajza e tij, Silvi Çeli. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se nuk e beson dot se ai nuk është më mes tyre.
“Mezi e gjetem njeri tjetrin, pse keshtu papritur u ndamë perseri?”, shkruan ajo ndër të tjera.
Statusi i plotë:
“Bab….i shtrenjti im. Jeta ime. Shpirti im. Drita ime e syve, nuk e besoj dot, nuk e pranoj dot, nuk dua ta imagjinoj jetën time pa ty. Mezi e gjetëm njëri-tjetrin, pse kështu papritur u ndamë përsëri? Kë do marr në mëngjes në telefon dhe në mbrëmje para se të fle? Nuk e di nëse më sheh dhe më dëgjon, unë do të të flas përdite, do të të them mirmëngjes dhe natën e mirë. Më thave shpirtin, po lotët nuk do më thahen tërë jetën për ty. Për mua ishe nënë,baba,motër, vëlla…Çdo gjë që i jepte kuptim jetës sime. Dje prita ulur, se mos hapje syte e të më thoje siç më thoje gjithmonë: o mami koteles bëra shaka. Të dua shumë, më ka marrë malli. Për herë të parë të them natën e mirë pa të folur o bush.”, shkruan Silvi.
Pa.Va/Fjala.al